Ja dy ministrat e rinj të Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite në seancën e 77-të me propozim të Qeverisë i emëroi Elvin Hasan për ministër pa dikaster të angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja dhe Muzafer Bajram si ministër pa dikaster i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësim të gjendjes së romëve në Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zoran Zaev në elaborimin e propozimit, tha se doktori i ri i shkencave Elvin Hasan vjen në pozicionin ministër pa dikaster të angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja nga pozicioni kryetar i OJQ dhe aktivist civil shumëvjeçar, i cili i përfaqëson të drejtat e komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë.StrugaLajm

Zaev theksoi se propozimi i dytë për ministër pa dikaster Muzafer Bajram vjen si jurist i ri, që ka punuar në fushën e drejtësisë dhe formimin e rregullativave ligjore.StrugaLajm

Kryeministri pret nga dy ministrat e rinj me koshiencë dhe përgjegjësi ta kryejnë funksionin e ri.

In : Aktuale

Loading...
loading...