Ja kush është prokurori shqiptar që i tha “JO” Katicës


Pokurorja Katica Janeva ka kërkuar që rasti “Imperia”, ku mes tjerëve dyshohen Sasho Mijallkov dhe Orce Kamçev, të mbyllet me para dhe askush të mos shkojë në burg. Por kjo është kundërshtuar nga prokurorët e rastit Lile Stefanovska dhe Burim Rrustemi.

Në një takim të mbajtur më 16 prill të vitit 2019, Janeva ka obliguar prokurorët që më së voni deri më 6 maj 2019 t’i dorëzojnë raporte me shkrim për dy lëndët e koduara me emrat “Imperia” dhe “Banka Postale” për shumën që të dyshuarit duhet të ja paguajnë dëmet dhe pastaj lëndët “të mbyllen këtu” dhe të dyshuarit “të mos shkojnë në burg”.StrugaLajm

Këtë vendim të Janevës e kanë kundërshtuar prokurorët Lile Stefanova dhe Burim Rrustemi nga Kumanova dhe më vonë kanë përgatitur raporte me shkrim ku përveç dëmit, kanë shënuar edhe dënimet e mundshme me burg që parasheh Kodi penal në rast të arritjes së marërveshjes me prokurorin publik.StrugaLajm

Burim Rrustemi është prokurori që ka procesuar rastin Sopot, ku dolën shumë të vërteta.

In : Aktuale

Loading...
loading...