Ja kush janë ministrat e rinj në Shqipëri

Kryministri Edi Rama shpalli sot emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kështu, nga Asambleja e PS ai e nisi nga kreu i ri i Kuvendit, duke ia besuar këtë post Gramoz Ruçit, detyrë që më herët e kishte presidenti Ilir Meta. Ndërsa Taulant Balla do të jetë shef i grupit parlamentar.

Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti,

Senida Mesi do të jetë zv.kryeministreStrugaLajm

Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko.
Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve, Sonila Qato.
Ministria e Jashtme do t’i ringarkohet Ditmir Bushatit.
Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës.
Ministria e Mbrojtjes i besohet Olta Xhaçkës.
Ministria e Drejtësisë i ngarkohet Etilda Gjonajt.
Ministria e Kulturës i mbetet Mirela Kumbaros.
Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ringarkohet Lindita Nikolla.
Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të jetë Ogerta Manastirliu.
Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të drejtohet nga Niko Peleshi.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit

Gramoz Ruçi – Kryetar KuvendiStrugaLajm

Taulant Balla – Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

 

In : Aktuale

Loading...
loading...