Ja pse duhet të bashkëpunojë Besa dhe Aleanca

Bashkëpunimi ne mes partive politike paraqet vizion strategjik dhe ka synim fuqizimin e votës, përgjigjet publicisti dhe shkrimtari, Bujar Plloshtani në pyetjen e gazetarit të Gazetës Express, se a është më se i nevojshëm një bashkëpunim në mes të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, për të përmbysur sundimin shumëvjeçar të BDi-së.

Ai më tej vazhdon se një bashkëpunim i tillë është i nevojshëm për të sjellë një politikë më ndryshe se ajo që kemi parë deri më tani, e cila edhe duhet të sjellë ndryshim në jetën e qytetarëve.

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi në kohë reale midis subjekteve politike paraqet vizion strategjik që ka për synim fuqizimin e votës, që më pas të jetësohet në praktikë ideologjia politike e kontraktuar përmes autoritetit dhe përgjegjësisë politike.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, jo vetëm që duhet të bashkëpunojnë, gjithnjë sipas meje, por edhe të bashkërendisin politikat e tyre në këto zgjedhje vendore për të sjellur fate të reja në politikën e vendit. Dilema esenciale në këto zgjedhje do të jetë thithja e votuesve shqiptar të zhgënjyer nga realiteti politik në këto vitet e fundit të ekzistencës politike, dhe se përvetësimi i tyre do të jetë tregues për drejtimin e shumë komunave urbane dhe rurale. Në qoftë se Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA nuk arrijnë të bashkëpunojnë në këto zgjedhje vendore, atëherë zhgënjimi i kësaj mase shqiptare do të orientohen masovikisht kah LSDM, dhe se humbës do jenë vetë partitë politike shqiptare në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi. “, thotë shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani.Sipas tij një bashkëpunim midis këtyre dy subjekteve është i rëndësishëm pasi do ta fuqizojë peshën e votës shqiptare e cila dukshëm po atakohet nga LSDM-ja, e cila po e uzurpon elektoratin e zhgënjyer nga qeverisja e BDI-së.

“Bashkëpunimi midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA në këto zgjedhje lokale është e rëndësishme për ta goditur LSDM, që kjo masë e zhgënjyer e shqiptarëve të mos mund ta kanalizojnë votën e tyre ndaj LSDM-së, por ndaj ofertave të partive politike shqiptare, të cilët të shumtë qytetar ende besojnë se një bashkëpunim i tillë është i pashmangshëm. Ky bashkëpunim fillimisht fuqizon votën shqiptare dhe krijohet një klimë e re politike në vend, që fatet e ekzistencës politike mund të ndryshojnë në drejtimin më të mirë të mundshëm. Jam i mendimit se as LSDM-ja, por as BDI-ja madje edhe asnjë subjekt tjetër politik nuk do ta dëshironte bashkëpunimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, pasi në një mënyrë apo tjetër goditen direkt interesat e tyre gjithëpërfshirëse.”, përfundon prononcimin e tij për Gazetën Express, publicisti dhe shkrimtari, Bujar Plloshtani.StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...