Ja pasuria e miliarderit Behgjet Pacolli: Prona dhe para CASH pafund (FOTO LAJM)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është politikani më i pasur shqiptar deri më tani. Vetëm vlera e pasurisë së paluajtshme që ai ka në pronësi jashtë Kosovës është rreth 125 milionë euro.

Ai ka edhe një avion privat që kushton 10 milion euro, ndërkohë që në Kosovë ka edhe një hotel me vlerë 42 milion euro.

Pacolli ka në banka 5 milion euro si edhe pasuri të tjera.

Vetëm një tokë që ai e ka në pronësi jashtë vendit kushton më shumë se 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton mbi 17 milionë euro. AI ka në pronësi edhe hotelin Sëiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë rreth 42 milionë euro.StrugaLajm

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro, dhe tetë veturat e tij që së bashku kushtojnë rreth 1 milionë euro.StrugaLajm

Pasuria e zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %.

Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro. Derisa në dy të tjerat, ai ka të kursyera edhe rreth 600 mijë euro të tjera.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 2 milionë euro. Këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding dhe si mëditje nga Qeveria e Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...