Kamioni me fuqinë më të madhe motorike , shitet 13.2 milionë dollarë

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike në botë i njohur i njohur si Thor24, është shitur në ankand me një çmim marramendës në Riad të Arabisë Saudite – për plotë 13.2 milionë dollarë.

Sipas organizatorëve të ankandit, bëhet fjalë për kamionin me fuqinë më të madhe motorike që ndonjëherë është prodhuar – pra motor me 24 cilindra dhe 12 “supercharger” që prodhon hiq më pak se 4 mijë kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Për prodhimin e tij apo finalizimin e kësaj kryevepre, Mike Farrah i janë dashur shtatë vite apo mijëra orë pune si dhe 7 milionë dollarë.

Megjithatë edhe pse çmimi fillestar i kamionit ishte 12 milionë dollarë, pati interesim shumë të madh, duke detyruar organizatorët t’ia rrisin çmimin në 13.2 milionë dollarë.

Brenda kabinës çdo gjë është e punuar me përkushtim, kurse motori ka modifikime të rralla që në shikim të parë ngjan shumë me kamionët nga filmat fantashkencë, megjithatë ai është i vërtetë dhe bën zhurmë të madhe kudo që kalon.

Loading...
loading...











Loading…


loading…