Kërkesë nga banorët e Llabunishtës drejtuar deputetit të zonës nr. 6 z.Ziadin Sela

Kërkesë nga banorët e Llabunishtës drejtuar deputetit të zonës nr. 6 z.Ziadin Sela

I nderuari z.Deputet Ziadin Sela,dëshirojmë që tju drejtohemi me një kërkesë me shkrim , në të cilën duami që të parashtrojmë disa pyetje dhe nëse ka mundësi që të na përgjigjesh publikisht, pyetjetet tona po i parashtrojmë më poshtë lidhur me realizimin e këtyre projekteve në Llabunishtë.

A mundeni të investoni tek Shkolla Fillore “Murat Labunishti” , më shumë se 100.000 euro , (investim i që u bë nga Bashkimi Demokratik për Integrim), a mundet të ndal rritjen e numrit të nxënësve të regjistruar në gjuhën maqedonase ( ashtu siç e beri BDI duke sjell mësimin në gjuhën shqipe dhe zvogëloj regjistrimin e nxënësve ne gjuhën maqedone deri 20) ?!
Na intereson të dijmë sa është numri i rrugëve të asfaltuar ose kilometrave në përgjithësi që të bëjmë ne krahasimin me rrugët që ka asfaltuar BDI ?!
Sa është numri i të punësuarve që ka bërë për mandatin 4 vjeçar nga Llabunishti dhe nësë ka dikë a kanë karrige të ulen nëpër zyra apo rrijnë në këmbë ?!
Na intereson a e kanë Llabunishtarët nga ana e administratës tretmanin e njëjtë si qytetarë e tjerë apo janë lënë pasdore dhe malltretohen nëpër zyra ?!
Premtimin e dhënë për çështjen e Ujit ,nuk e di a jeni në dijeni (ose njerëzit e tu të gënjejnë), por më së mirë është të vini dhe të bindeni se në Llabunisht problemi i ujit jo që nuk është zgjedhur por akoma më shumë është thelluar prej momentit që ju dolët të krenoheni se e zgjodhët problemin me ujin duke na thënë që gypat e projektit të filluar nga BDI me të cilën ishte e paraparë të bëhet rezervoari i ri ju e lidhët te rezervoari i vjetër që nuk ka kapacitet të mjaftueshëm.
A është e vërtetë se deputeti Ziadin Sela si kishte prova që ndërmarrja komunale ‘Higjiena’ ingerencat t’i transferohen në ndërmarrjen ‘Proaqua’ me anë të cilës deshët ti mbuloni keqpërdorimet apo keqmenaxhimin tuaj me mjetet e ‘Higjienës’?!
Edhe për fund të këtij teksti i cili nuk është e mundshme të mbarojë me kaq, kërkojmë nga deputeti i zonës që të tregoj deri kur do të praktikoj drejtësinë selektive për Llabunishtarët, të cilët ishin më të dëmtuar në ‘projektin’ për prishjen e objekteve të përkohshme ku direkt ishin të dëmtuar Llabunishtarët,të cilët “kishin nderin” të jenë të parët që do ju prishen objektet nga ana e komunës.
Pas gjithë këtyre që potencuam më lartë i bëjmë thirrje publike deputetit të zonës nr.6, që të mos vij në Llabunishtë të kërkoj vota por le të shkoj të kërkoj vota atje athe ku i mori dhe për zgjedhjet parlamentare (në zonën nr 6) dhe për fat të mire të banorëve të asaj zone ai atje nuk ka qënë kryetar komune që tja shofin dhe ta ndjenë të keqen këtij personi.StrugaLajm

Ky është tekst për të cilin kemi fakte dhe dëshmi, dhe sjemi si ju deputet që keni veç llafe e fjalë dhe aspak punë.

Grupi i qytetarëve nga Llabunishti-dërguar nga Ali QazimoskiStrugaLajm

 

 

In : Aktuale

Loading...
loading...