Këshilli i Strugës i tha po asfaltimit të rrugës kryesore të Ladorishtit


Këshilli Komunal i Strugës me shumicë votash ka miratuar propozimin e këshilltarit Ermis Kala që rruga kryesore e Ladorishtit të inkuadrohet në projktet prioritare për vitin 2019 dhe e njëjta të asfaltohet.

StrugaLajm

Ky propozim u miratua pasi më herët u ndryshua dhe u plotësua programi vjetor i investimeve për vitin 2019 ku u shtua edhe propozimi që kjo rrugë të asfaltohet pasi e njëjta po degradon nga dita në ditë dhe po u sjell probleme në komunikim banorëve të këtij lokaliteti të Strugës.Prej disa ditësh ishte rinia e fshatit Ladorisht që në disa raste kërkoi që kjo rrugë të asfaltohet ata madje paralajmëruan edhe bllokim rrugësh në rast se kryetari Ramiz Merko nuk përmbush premtimin për asfaltimin e këtij aksi rrugor.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...