Komuna reagon ndaj akuzave të partive

Sipas Nenit 8a, pika 1, alinea 1 dhe 2 të Kodit Zgjedhor, nuk paraqet pengesë ligjore për kryerje të punimeve apo procedurës për furnizime publike gjatë periudhës zgjedhore, në rastet kur punët përkatëse janë të parapara në Planin vjetor për furnizime publike dhe për të cilat janë paraparë mjete nga Buxheti.
Akuzat e disa partive politike janë të pabaza.
Në qoftë se do të kishte pengesë ligjore atëherë do të duhej që gjithë kryetarëve të komunave nga radhët e BDI-së t’iu ngrihen padi, pasi të gjithë kryejnë punë në terren.
Jeni të lirë të veproni sipas gjykimit tuaj, ndërsa ne do ti kryejmë punët e nisura për interes të qytetarëve dhe për të cilat nuk ekziston asnjë pengesë ligjore.
Faleminderit për publicitetin!StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...