Kryeministri Z. Zaev po i kurdis diversion shqiptarëve!

Kryeministri Z. Zaev po i kurdis diversion shqiptarëve!

Lebit MurtishiStrugaLajm

Kryeminstri Z.Zaev, pasi mposhti me votat e shqiptarëve, vet shqiptarët në disa zona zgjedhore, (pastaj me ndihmën e përbashkët të partive shqiptare mposhti edhe partinë e ish kryeministrit, Grueski), tashmë ka shtrirë ambicjet e veta edhe në marrjen e pushtetit vendor, në disa komuna me shumicë shqiptare, që ai dhe partia e tij, LSDM-ja i kanë pikasur si ,,prona të mundshme”.
Me moton, tashmë të njohur: ,,Të fitojmë VMRO-në e Grueskit me çdo kusht: ,,Dinaku i vogël” titist, si perfid që është, duke përmendur kandidatë të mundshëm ,,shqiptarë” (nga radhët e partisë së tij, kuptohet), por të përshtatshëm për të gjithë qytetarët sipas tij, ka për qëllim të rikthejë Strugën, Kërçovën dhe ndonjë komunë tjetër nën pushtetin e vet…
Zaevi, sidomos ata shqipfolës intelektualë rreth tij, në qoftë se vërtet kanë pak ndjenja humane (jo aq sa qesin në pazar) dhe të paegjër brenda qenies së tyre dhe brenda strukturave politike të subjektit që drejtojnë, që t’i bindin shqiptarët përfundimisht se koha e diskriminimit nacional dhe rracial ,,ka perënduar” në atë vend, do të duhej, së paku kësaj here, që u kanë shumë borxh shqiptarëve për ndihmën që u dhanë gjatë ndërrimit të përgjakshëm të regjimit të kaluar, të caktojnë nga radhët e veta kandidatë shqiptarë në disa komuna të përziera në lindje të vendit (Krushevë, Dollnen, Manastir, Përlep etj, etj…) Kështu që, edhe votën e shqiptarëve të atyre anëve të hedhura prapa diellit, do ta kishin hallall,, edhe do t’u ,,arsyetohej” shqipfolësve aderimi në partinë e tij, po edhe shqiptarët do ,,ndjeheshin fitimtarë” të përbashkët, së paku një herë në historinë e tyre…Përndryshe, të gjitha veprimet tjera të Z. Zaevit dhe të shqipfolësve rreth tij, do të ishin vetëm një diversion ndaj të arriturave, minimale, politike të shqiptarëve në atë ,,shtet”, të cilat nuk mund të kalojnë pa pasoja të paparashikueshme!..StrugaLajm


Loading...
loading...