Kthejeni në shtëpi, kokën e Ali Pashait!

Sot në media është përhapur lajmi që gjendet nga Rudenc Ruka, koka e Ali Pashë Tepelenës.

Në të vërtetë gjithmonë është ditur se ku është varrosur koka. Koka e tij dhe varret e të bijve, Veliut dhe Myftarit sot gjenden në Ejub, të Stambollit. Madje ka pasur përpjekje për ta sjellë në atdhe shumë herë, nga shoqata të ndryshme.

Kush është Ali Pashë Tepelena!

Ali Pashë Tepelena, një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë së shekullit të XIX, ka referenca si pakkush figurë tjetër kombëtare. Më shkurt të vitit 1822, koka e tij u ekspozua në Stamboll, pasi u ekzekutua në Janinë. Gjithë jetën e ndoqën dy gjëra: mundësia për të qenë dikush dhe pamundësia për t’u bërë ai që do të donte. I dyzuar mes fuqive të mëdha. I dyzuar në luftën e tij. Dyzuar shkoi deri në fund, kur llogaria që bëri i doli gabim.StrugaLajm

Më 23 janar 1822 trupat osmane e pushtuan kështjellën e Janinës me përjashtim të një pjese të brendshme të saj, ku mbeti i rrethuar Ali Pasha me rreth 50 veta besnikë dhe me gruan e tij, Vasiliqinë. Në këto kushte, Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim të Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se, sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Ali Pasha e priti me plumb të ngarkuarin e Hurshid Pashës, i cili, në vend të fjalës së premtuar, lexoi dënimin me vdekje.

StrugaLajm

Më 5 shkurt 1822, Ali Pashë Tepelena u vra me armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit, në ishullin e Liqenit të Janinës. Më 23 shkurt 1822, koka e tij u çua në Stamboll ku u ekspozua publikisht përpara publikut. Ditë më vonë u varros nga një dervish shqiptar, i cili vuri mbi kokën e varrit këtë mbishkrim: “Këtu është varrosur koka e të famshmit, Ali Pashë Tepelenës, ish-qeveritar i Janinës, i cili më tepër se 30 vjet, qeverisi i pavarur në Shqipëri.”

Ndërkohë që koka e Ali Pashait gjendet në Ejub të Stambollit, varri i trupit të Ali Pashait është në Janinë. Deri më tani nga Ali Pasha dihet ekzistenca vetëm e një taçi, që është në Muzeun Kombëtar i paekspozuar, që ruhet në Fondin Special. Në Beçisht, një fshat i vogël përballë Tepelenës, kujtesa popullore ka vendosur të parët e tij.

Por sarajet e Aliut, që janë në dy vende në fshat, janë të nëpërkëmbura dhe për më tepër nuk janë as monumente kulture. Sarajet e Ali Pashait janë aq të rrënuara sa është e pamundur të vendoset koka e tij, nëse realizohet marrja./dritare.net


Loading...
loading...