KU KLUX KLAN, historia e krimeve që përgjaku Amerikën

Në pamje të parë duken si karnavale. Janë disa kukulla të veshura me tunika të bardha dhe me kapuçë konikë. Mbajnë pishtarë, vendosin kryqe para një shtëpie, ikin, por paralajmërimet vijnë si rrufe. Janë Ku Klux Klan (KKK), organizata ekstreme e djathtë amerikane. Kredoja e tyre; racizmi, idiolatria dhe supremacia e bardhë, homofobia, antisemitizmi, antikatoliçizmi (janë protestantë), ksenofobia, antikomunizmi. Armiq që duhen masakruar për të ruajtur pastërtinë e racës së bardhë dhe kristiane. Lindi në vitin 1865 nën breshërimat e topave dhe të pushkëve gjatë Luftës së Ndarjes, themeloi KKK për të parandaluar rindërtimin e vendit, për mbajtur në këmbë skllavërinë, zezakë të rrahur me kamxhik. Për ta paqja mes Veriut dhe Jugut, mes burrave me uniformë gri dhe atyre me blu ishte një turp dhe nga ana tjetër Abraham Linkolni, shëlbyesi. Organizata e tyre u shpërbë nga presidenti republikan Ulysses Grant përmes një akti të të drejtave civile të 1871 ose akti i Ku Klux Klanit.

Megjithatë ky ishte fundi i fillimit. Një paqe në tmerr. Anëtarët u kthyen në vitin 1915 me të njëjtin emër duke u mbështetur tek mjetet e komunikimit masiv. Një film i atij viti “Lindja e një kombi” pa zë dhe në bardh e zi i drejtuar nga David Wark Griffith ishte një kuriozitet zoologjik, por në ato momente një mesazh i rrezikshëm. Në argumentin e këtij mesazhi Ku Klux Klan ishte një organizatë e fisshme, patriotike dhe zezakët të këqijtë. Urrejtje mbi urrejtje u realizua në gushtin e të njëtit vit edhe filmi i Leo Frank, një hebre amerikan. Në versionin e dytë KKK ishte më i pushtetshëm, formal me një strukturë shtetërore dhe kombëtare dhe me 4-5 milionë militantë. Rënia filloi gjatë Depresionit të Madh të vitit 1929 dhe akoma më shumë gjatë luftës ku lanë një masakër të paimagjinueshme në qytete të vogla dhe në banesat e zezakëve.

Metodat u shtrinë në të gjithë jugun; linçime, varje, gjymtime, prerje testikujsh dhe mbajtje si trofe, djegie shtëpish me gjithçka brenda, djegie të kishave gjatë shërbesave religjioze. Nuk pati kurrë statistika të zezakëve të vrarë. Kishte edhe një hero, një aktivist të të drejtave civile, Stetson Kennedy që arriti të infiltrohej në radhët e KKK, zbuloi sekretet, forcoi autoritetet për t’i eliminuar në rang kombëtar. Për vite është menduar se aktet barbare të këtij klani bëheshin nga të bardhët e margjinalizuar, mekanikë, këpucarë, parukierë, pa edukim të mjaftueshëm, të mbushur me urrejtje të verbër, plot mëri për lagjet me zezakë. Në fakt mes këtyre radhëve kishte milionerë, politikanë me peshë dhe liderë të quajtur “shtylla të shoqërisë”.StrugaLajm

Një rast emblematik ndodhi në Misisipi. Zonjushës Allen nga Ilinois, një mësuese në një shkollë në Cotton Gin Port, në Monroe i erdhën për vizitë mes orës 1dhe 2 të mëngjesit në marsin e 1871, 50 burra me kuaj të veshur me çarçafë të bardhë dhe me fytyra të mbuluara. I urdhëruan të vishej, i hynë në dhomë dhe një kapiten dhe një toger me pamje qesharake që mbanin brirë në kokë, i thanë ta braktiste mësimdhënien dhe të mos kthehej kurrë. Kështu ndodhi, u largua në mëngjes dhe askush nuk e pa më. Qysh prej 1868, pavarësisht se një gjykatë deklaroi që Klani ishte një organizatë terroriste, qindra procese krimesh dhe aktesh dhune mbi të gjitha në Karolinën e Jugut përfunduan me shfajësime qesharake. Të dielën e Pashkës së vitit 1873 ndodhi ajo që quhet “Masakra e Colfax-it”, episodi më i përgjakshëm i dhunës raciale në mes të rindërtimit. Disa qytetarë zezakë rezistuan ndaj sulmit të Klanit dhe beteja la 150 zezakë të vdekur. Mes viteve 1920 dhe 1930 një fraksion nga Klani i quajtur “Legjioni i Zi”, për shkak të ngjyrës së uniformave, ka terrorizuar pjesën më të madhe të perëndimit të Amerikës. Ishte grupi më i dhunshëm i KKK dhe të bardhët e preferuar ishin socialistët dhe komunistët të vrarë me varje ose linçime.StrugaLajm

Në vitin 1927 një valë tjetër tmerri, jo vetëm për motive raciale, por edhe për moral. Pati sulme në bordello dhe hotele. Filloi dekadenca. Një nga pikat e dobëta ishte mbështetja e Klanit ndaj nazizmit, ndërkohë që mijëra amerikanë vdisnin në fushat e betejave të Europës dhe të Paqësorit. Deri në vitin 2000 ata 4 milionë anëtarë arritën në 3 mijë. Në dekadat në vazhdim shumë nga anëtarët u dënuan me dënime të ashpra. Kështu organizata terroriste kundër zezakëve u zhduk, derisa mbeti një moment historie i përgjakshëm. E mbi pluhurin e shumë martirëve të dënuar për nga ngjyra e lëkurës në 20 janar të vitit 2009 hip në presidencën amerikane Barack Obama, një njeri me ngjyrë, një njeri i lindur në vitin 1961 kur në banjot publike të jugut lexohej në afishe “White Color”. (bota.al)


Loading...
loading...