Kujtojmë historinë e Dollogozhdës pas thyerjes së Kryengritjes së Shtatorit

Agim Dauti

Kujtojmë historinë e Dollogozhdës
pas thyerjes së Kryengritjes së Shtatorit
Lufta e Petrinjes

Me theks, si i riu nga Dollogozhda HAMZAI për të marr hakun e dajës së vrarë vret priftin dhe eprorin serbStrugaLajm

(shënimet janë me fakte të shënuara sidomos nga vet serbet dhe bullgarët dhe ndonjë historian shqiptar, por të gjithat përputhen me gojëdhënat)
K. Perlicev ,,Srbski rezim,, (1912-1915)
Gazeta ,,Perlidnja e Shqiperisë,, Viti I nr 19 vjeshtë e II 1913
Dr Nebi Dervishi
Nikola Matov
Edith Durham (20 vjetë ngatërresë Ballkanike)
,,Srbski Dokumenti,, (1912-1914)
/dokumente Qveria e Përkohshme e Vlorës etjStrugaLajm

Në vjeshtën e vitit 1913 shqiptarët organizuan një Kryengritje kundër okuptaorit Serb! Në këtë Kryengritje mirrnin pjesë nga gjitha trojet shqiptare, por unë do të shkruaj vetëm për ndodhitë në Dollogozhdë!
Në luftën e Petrinjës morën pjesë shumë Dollogozhdarë dhe shumë prej tyre dhanë jetën dhe shumë të tjerë u plagosën!
Pasi u thye fronti i Petrinjës, serbet filluan një ofanzivë të egër ndaj shqiptarëve! Ata të udhëhequra nga grupet teroriste të ushtrisë njësitë speciale si ,,Dora e Zezë,, (Crna Ruka,, si dhe ,,Mbrojtja Popullore,, (Narodna Odbrana) u mësyen vendbanimeve shqiptare duke vrarë burgosur dhe plaçkitur gjith çfarë gjenin! Me urdhër të Mbretit Serb Petri I Karagjorgjeviç i cili pat urdhëruar që të vriten të gjithë nga 7 deri në 70 vjet si hakmarrje për pjesmarrje në luftën e Petrinjës!
Në vrasjet e shqiptarve morën pjesë edhe Ligori i Lozhanit, Simoni i Morovishtës Nestori nga Drasllajca të cilët djegin të gjallë Met Zhakun dhe Beqir Pollozhanin.
Pasi thyhet Kryengritja e Shtatorit, serbet duke ardhur ne vendbanimet shqiptare marin me vehte priftin e Mesheishtes me emrin Sandre dhe i hyn herën e parë Koroshishtës ku vrasin shum persona por i marrin dhe 11 burra nga ky fshat dhe të lidhur duke i rrahur i sjellin për në Dollogozhdë, ku në Zhepin e marin mullëxhiun nga Dollogozhda Qamil Dilaveri i cili ish i njohur per serbet që ka ndihmuar me buke kryengritesit (postimi i ynë kohë më parë) e lidhin bashkë me burrat e Koroshishtës të gjithë në moshë 25-40 vjeç të cilët i çojnë në dalje të Dollogozhdës dhe i vrasin tek vendi ,,Trapi i Keq,,!
Ky postim i ynë ka të bëj me një rast tjetër historik, ndër të vrarit e Koroshishtës ishte edhe Jakup Mahmudi!
Jakup Mahmudi kishte motrën të martuar në Dollogozhdë (nuk kemi njohuri për fisin) por e motra veç fëmijëve të tjerë kishte edhe një djal 19 vjeçar Hamzain i cili prej së vogli ishte shumë i lidhur për dajës së vet! Daja Jakupi shumë e donte dhe e mirte gjithmon pas vehtes duke e hypur në kal duke e shetitur në të gjitha anët! Hamzai më shum u rrit me dajën!
Ditën e vrasjes së 12 personave mes tyre dhe dajën e tij, Hamzai ndodhej me dhent e tij në mal! Që nga atje dëgjonte britmat dhe krisjet e pushkëve! Derisa i mblodh dhent dhe u afrua Dollogozhdë që në hyrje mori vesh shum ndodhi, tmerre dhe vrasje si dhe burgosje shokët e tij të cilët i kishin dërguar në Teqen e Strugës!
Kur mbrrini në shtëpi gjet nënën duke qarë! Në shpejtësi e pyeti: – Çfarë ka ndodh pse po qan??
E ëma në shpejtësi i tregoi të gjitha, i tregoi për të burgosurit për të vrarit nga Dollogozhda, por duke e ditur se Hamzai është i lidhur shumë për dajës i tregoi ngadal!
Hamzai edhe pak ishte i nevrikosur nga të tjerët por kur ndigjoi dhe emrin e dajës së dashur u çmend! Edhe pse desh të mbahet ati lotët i pikuan pa dashje! Me nxitim shkoi në vendin e ngjarjes, ku i gjeti disa bashkfshatar që më ishin nga fundi i varrosjes së të vrarëve! Ra në gjunjë para njërit varr, ra dhe qau, qau në heshtje të tjerët e shihnin! Pasi kryen ceremoninë e varrimit në ata kushte që ishin ata u nisën për në fshat! Deshin ta marrin edhe Hamzain por ai nuk shkoi! Qëndroi aty tek varri dajës deri sa nata filloi të ftohet më shumë asaj vjeshte të vonshme!
Para se të mbushet viti, hakun do e marr or daj, kështu na qenka shkruar!
U çua dhe iku, por nuk shkoi në shtëpi, atë natë e kaloi duke bredhur larët e poshtë! Nëna e tij ish mërzit jasht mase, por u gëzua jasht mase kur të nesërmen e pa që u kthye në shtëpi! Dukej që ishte në gjendje të vështirë psiqike!
Ma vranë dajën oj nënë i tha, e vranë pa pikë fai!
Luftë është të keqen nëna, dhe ndodhin këto gjëra, ti mos u mërzit!
Pas dy ditësh u takuan përsëri me nënën, folën vetëm pak! Por nga ajo ditë Hamzai dhent herë i lishonte herë jo, ashtu e bëri me kushëririn e tij! Kur ishte i lirë çohej heret në mëngjez dhe në këmbë shkonte në qytet! I ndiqte ku ishin më të koncentruara forcat serbe!
Pas një kohe të burgosurit e Dollogozhdës të cilë u lëshuan pasi dollogozhdarët u mblodhën dhe morën para me kamatë dhe ja dhan Ajredin Tateshit i cili kishte lidhje me serbet, atëher ata u lëshun!
Ndër të arrestuarit kishte edhe shok të Hamzait të cilët ishin rrahur keq! Hamzait i hypi mllefi dhe më shumë! Dhe gjatë ditëve që zbriste në qytet ai interesohej edhe për një armë sidomos allti sepse pushka nëse e mbante me vehte do të dallohej nga largë!
Një ditë qëlloi një tregtar të cilit i hyri në dyqan dhe i tregoi për çfarë kishte nevoj por ndër tjerat për mos dyshuar i tha se pasi ishte bari kishte nevoj për një armë sepse ujku nuk i linte tufën rehat! Tregtari e besoi gjysmën e tregimit, por e pyeti se a ka të holla, por Hamzai pasi nuk kishte, i tha se në këmbim do i binte një dash! Për të cilë tregtari ra dakord!
Pas një kohe Hamzai e zbriti dashin dhe e çoi tek dyqani i tregtarit! Këmbyen mallrat po ashtu i dha dhe 12 fishekë!
Hamzai e futi atë nën xhamadanin dhe u largua!
Një kohë nuk zbriti në qytet, shkonte me delet dhe në të njëjtën kohë e nxirte revolën, ishte e lehtë për ta përdorur! Ai ushtronte pa plasur as një fishek sepse kishte vetëm 12! Por një ditë deshte ta provoi a e mban dora! I harxhoi dy fishek por ishte i kënaqur se mbajti mirë në shenjë!
Një ditë tjetër doli përsëri në Strugë! Duke shetitur tregut ndalej në afërsi të njerzve të cilët qanin hallet për dëmet që u ka sjell serbi vrasjet malltretimet dhe vjedhjet! Më i keqi ishte udhëheqësi i formacionit ,,Dora e Zezë,, Dushko i cili kish marr pjesë dhe vrasjen në Dollogozhdë! Po ashtu Hamzai kuptoi se Dushko çdo ditë shkon me priftin Sandre në drekë!
Hamzai u largua nga qyteti dhe iku në fshat, më veç kishte informacione të mjaftueshme!
Pas një jave u kthye përsëri në qytet! Por këtë herë ishte në mesditë në treg! U ndal në një shitore sopatash dhe priste kur në moment njerëzit u alarmuan se vinte naçalnik Dushko i tmershëm dhe prifti Sandre nga Mesheishta vrasës i shum shqiptarve, dhe në të parë që kanë dalur vrasësit në treg të gjithë u larguan duke u fshehur!
Hamzai nuk u largua, bënte sikur nuk i interson asgjë, por me bisht të syrit shihte figurat e dy vrasësve, çizmet ushtarake të Dushkos kërcisnin në kalldërman e tregut! Ata kaluan pranë, Hamzai u pa mirë fytyrat! Fytyra i buzëqeshi pak!
Pas dy ditësh i veshur mirë kuburen mbuluar në brez u kthye përsëri në Strugë dhe përsëri në mesditë! Ishte i sigurt se nëqoftëse ata do të dalin ky do i qëlloi, por sa do ishte aksioni i suksesshëm nuk e dinte! Ai kishte një mendim në dyshim të kry vrasjen para se të han drek apo pas si të han drek! Nuk e ndau mendjen, – do ia lë rastit të volithsëm- tha ndër vehte!
Qëndronte në derë të një dyqani që farkonte hekurat! Her shihte nga mjeshtri dhe puntori i tij herë nga ana nga duhej të vijnë vrasësit! Mjeshtri e pyeti disa herë nëse dëshiron diçka por ai shkurt iu përgjegj se vetëm sheh dhe asgjë tjetër!
Në një monent u dha përsëri alarmi se vijnë naçalniku! Të gjithë u larguan nga rruga! Hamzai ktheu kokën, ata ishin diku 50 hapa largë dhe afroheshin duke biseduar diçka mes vehte! Zhurma e këpucëve të tij ushtarake ndigjohej në qetësinë e mesditës, edhe farkatari e ndali çekiçin dhe i bëri me shenjë Hamzai të hy brenda, por Hamzai me fytyrën akull e pa dhe nuk i foli gjë vetëm i buzëqeshi dhe kokën ktheu nga vinte vrasësi! Ata ishin afruar në 20 hapa! Priti edhe pak duke parë nga farkatari dhe duke i buzëqeshur përsëri! Atëher u kthye nga vrasësit duke hedhur qet dy hapa dhe dorën në brez, u doli para!
U foli shqip: – Të fala nga daja im dhe nga gjithë shqiptarët që keni vrarë- nxori kuburën dhe qëlloi dy herë mbi naçalnikun, atëherë iu kthye Sandros e qëlloi qet qet me një plumb në kokë!
Xhandarët serbë që bënin detyrën nëpër Strugë nxituan për nga erdhën krismat, por Hamzai përsëri gjak ftohtë qëlloi dy herë drejt tyre të cilët nga frika u shtrinë në tokë!
Hamzai, me hapin e lehtë me gjakftohtësinë që kishte u largua rrugicave të Strugës! I analizoi punët mirë, për çdo nevoj e dinte se ka edhe katër plumba!
Heci fushës dhe në mbrëmje mbërrini në shtpëi! Përqafoi nënën dhe i tha se hakun e dajës e mori! U përqafuan duke i thënë:
Nënë e dashur, unë për një kohë do të largohem, vijnë ditë të mira dhe do të këthehem, ti mos u mërzit!
Mori rrugën natën dhe iku në drejtim të Ohrit! Pas asaj disa than se e kanë parë në Prespë, par pas një kohe nuk e kanë parë më, me siguri kish ikur për Turqi!
Kjo është histori e vërtetë e Hamzait!

NË DITËT NË VIJIM HISTORI TJETËR HEROIKE


Loading...
loading...