Kush është ministri i ri i shëndetësisë, një menaxher i suksesshëm si Taravari

Vullnet Ferati është kandidati për ministër të Shëndetësisë, që pritet të marrë dritë jeshile dhe të votohet nga ana e Kuvendit.

Ai pritet që të zë vendin e paraardhësit të tij dhe kolegut Arben Taravari, që tashmë është kryetar i komunës së Gostivarit.

Javëve të fundit qarkulluan zëra të ndryshëm se a do të jetë Aleanca për Shqiptarët që do të propozojë emrin e ministrit të këtij dikasteri, apo do të merret nga partitë e tjera të koalicionit. Por kreu i kësaj partie Ziadin Sela ishte i vendosur për mbajtjen e këtij dikasteri.

Në karrigën e të parit të ministrisë së shëndetësisë tashmë kandidat i nominuar është Vullnet Ferati, mjek specialist nga Tetova.

Ai është i diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Përveç punës së tij si mjek, ai ka mbajtur edhe pozita udhëheqëse në disa institucione në të kaluarën, informon INA.StrugaLajm

Menaxhues i institucioneve dhe kompanive në sferën e mjekësisë

Në periudhën 1998 deri në vitin 2003 ka qenë zv/drejtor i Fondit Shëndetësor të Maqedonisë, ndërsa në periudhën 2006 – 2008 shef i kabinetit të ministrisë së shëndetësisë. Kolegët e tij mjek thotnë se Ferati është i njohur edhe si menaxher i suksesshëm duke qenë përfaqësues i kompanive të njohura si “Lek – Lubjana” për Kosovë, por edhe si menaxher rajonal i disa kompanive tjera të lëmisë së mjekësisë dhe farmacisë. StrugaLajm

Emërimi i tij në këtë detyrë vjen edhe si kuadër i ASH nga Tetova, i suksesshëm edhe si mjek specialist por edhe si menaxhues.

Ministri nga dy prindër mjekë të dalluar

Vullnet Ferati rrjedhë nga një familje mjekësh, pasi që dy prindërit e tij ishin mjekët e rrallë dhe të dalluar në rajonin e Tetovës dhe më gjerë, babai i tij Refet Ferati kirurg i njohur si dhe nëna e tij Igballe Ferati, gjinekologia e parë shqiptare në Maqedoni. Qendra e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Klinikën e Tetovës mban emrin e saj, informon INA.

Ai është themelues i këtij subjekti që u nda nga PDSH. ASH bën të ditur se Tetova si një nga qendrat shqiptare në Maqedoni meriton pozitën e ministrit, me qëllim të përforcimit të mëtutjeshëm të radhëve të saj.

In : Aktuale

Loading...
loading...