Kush është pro dhe kundër zgjedhjeve të parakohshme

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Hajdeni menjëherë të hënën ta shpërbëjmë kuvendin. Kemi kohë të mjaftueshme të organizojmë cikël zgjedhor fer, në përputhje me ligjin e Maqedonisë dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbajmë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, theksoi Mickoski, informon INA.

Kryeministri Zoran Zaev iu përgjigj Mickoskit duke thënë se këtë do ta diskutojë në organet partiake të LSDM.
“Politikisht për LSDM-në dhe partitë qeverisëse është e dëshirueshme që të ketë zgjedhje. I dimë anketat, e dimë se si qëndrojnë punët, nëse vrapojmë do të fitojmë edhe 4 vite para nesh kjo për çdo politikan, garniturë politike për Zotin është bukur, por Maqedonia mund të humbë.”, theksoi Zaev.StrugaLajm

BDI ka theksuar se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Bujar Osmani nga kjo parti theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse ka çështje të rëndësishme të cilat duhet të ndiqen pas mbylljes së procesit të ndryshimeve kushtetuese: anëtarësimi në NATO të ratifikohet në vendet anëtare, duhet të fillojnë negociata me BE-në dhe fokusi në ekonomi.StrugaLajm

Por pro zgjedhjeve është deklaruar Aleanca për Shqiptarët e cila ka bërë thirrje që pas mbylljes së emrit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Sipas kësaj partie, Maqedonia tani ka nevojë për zgjedhje të reja për të siguruar një qeveri që e ka legjitimitetin dhe guximin për të ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të vendit në një frymë vërtet evropiane. mbrëmë, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, seancë të cilën opozitarja VMRO-DPMNE e bojkotoi sepse nuk pajtohet me Marrëveshjen e Prespës. Se a ekziston mundësia që pas kësaj VMRO-DPMNE-ja të bojkotojë parlamentit, Mickoski tha se për këtë çështje do të mendojnë ditëve në vijim.

Nga Lëvizja BESA kanë theksuar se do të shqyrtojnë zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por kohë më parë kjo parti ishte kundër mbajtjes së tyre. Zgjedhje të parakohshme ka kërkuar edhe një parti minore “E Majta”, por edhe parti tjera opozitare maqedonase. 

In : Aktuale

Loading...
loading...