Ky është profesori nga Maqedonia që u kërkonte seks studenteve ose 1000 euro për një notë kaluese

Dëshmitari Dejan Trajkoviq në seancën e sotme për rastin “Erasmus” theksoi se profesori Bobek Shuklev ka kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale ose të marrë 1.000 euro për t’i dhënë notë një studenteje në Fakultetin Ekonomik.

Trajkoviq, i cili nga viti 2012 deri në vitin 2018 ishte i punësuar në bufenë e Fakultetit Ekonomik, theksoi se dy studente, e kanë pyetur se a mund t’u “kryejë” punë për nota. Dëshmitari e ka pyetur Shuklevin dhe ai i është përgjigjur që t’i thotë studentes që dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me të ose ajo të paguajë 1.000 euro. Trajkoviq i ka transmetuar dhe ajo ka refuzuar të ketë marrëdhënie seksuale me profesorin Shuklev, por ka thënë se do të paguajë.

Pasi i është transmetuar përgjigja e saj, Shuklev ka thënë “do të dëshiroja të bëj seks me atë mbase ajo është shumë e bukur, por le të paguajë”.

Pas një kohe, të dyja studentet, prej të cilave, siç përshkroi dëshmitari, “njëra ishte shtatzënë, ndërsa tjetra kishte flokë të zeza”, përsëri e kanë pyetur se a mund të ndërmjetësojë edhe për nota tjera tek profesorët tjerë.

Demonstratori Dragan Denkovski i ka thënë Trajkoviqit që mund të mbarojë punë që studentë të marrin nota tek më shumë profesorë, mes të cilëve Dragi Janev, Sllave Risteski, Shuklev dhe të tjerë. Denkovski i ka treguar tarifat për pagesë tek profesorët.StrugaLajm

Shumat kanë qenë nga 500 deri 1000 euro.

Të dy studentet ranë dakord të paguajnë dhe ata i dhanë para dhe indekset Trajkoviqit që ai t’ia dorëzojë Denkovskit.

Pas pak kohësh, dëshmitari ka parë rezultatet në indekset e vajzave për të cilat ato paguan.StrugaLajm

Seanca tjetër dëgjimore për çështjen “Erasmus” është caktuar më 23 dhjetor.

Prokuroria akuzon të pandehurit me prova që konfirmojnë dyshimin e arsyetuar se ata kanë kryer vepra penale në raste të shumta gjatë vitit 2015 dhe vitit 2016.

Të pandehurit Bobek Shuklev dhe Sllave Risteski akuzohen për marrjen e ryshfetit dhe për ndikim të paligjshëm, L.J dhe S.D për shpërdorim e detyrës zyrtare dhe autoritetit dhe Dragan Denkovski për ryshfet.

Gjykata Themelore Shkup 1, u dha të pandehurve ndalimin për të dhënë leksione dhe veprimtari të tjera të lidhura me punën në lidhje me veprën penale për të cilën ata akuzohen.

In : Aktuale

Loading...
loading...