Lebit Murtishi me letër të hapur deri te…

Letër e hapur Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit të NATO-s
z. Jens Stoltenberg!

Hirësi i nderuar:StrugaLajm

Megjithë angazhimet tuaja të përditshme, shpresoj që kjo letër
e shkurtër, e shkruar nga një person që ka provuar në supet e veta
të gjitha format dhe mjetet e dhunës që përdor sistematikisht mbi
rreth një milion shqiptarë, secila qeveri që shkon e vjen në Maqedoninë
e Veriut, mos përfundojë në arkivat tuaja e palexuar.
Keni ndihmuar Luftën e Kosovës dhe për këtë do t’u jemi gjithmonë
si komb falënderues. Ndërsa në rastin e Shqiptarëve të Maqedonisë
së Veriut (dhe jo vetëm të tyre), me gjithë aprovimin e kërkesave tuaja
(pa kushte nga ana jonë), keni përdorur vetëm diktatin. Gjithsesi, duke
qënë të bindur se interesat strategjike të të dyja palëve bashkohen në Trojet
e Shqipërisë, nuk ekziston ndonjë forcë reale në rajon dhe jashtë tij, që
mund të gjej vend midis nesh. Por, kjo miqësi, do mbetet e përhershme
edhe për brezat që vinë pas nesh, vetëm nëse shikohet realiteti në sy
dhe nëse merren masa adekuate për ndryshimin e tij.
Provokimet e forcave destruktive të këtij shteti: si politike, policore, gjyqësore
(siç ishte dënimi i fundit i një shqiptari, vetëm se shpalosi Flamurin Kombëtar në
qytetin e Ohrit – me rastin e një Feste Kombëtare), dhe gjer tek ato ushtarake,
që përbëjnë edhe këndin më të rrezikshëm të atij ,,poligoni” të fshehtë e të hapur,
ku prodhohen dhe stërviten vazhdimisht forcat rraciste antishqiptare dhe që
s’janë në gjendje as ferrin ta ndajnë me shqiptarët, poqe se bëhet pronë
e tyre, besoj që duhet t’u alarmojnë.
Prandaj, nëse dëshironi paqe të qëndrueshme në Ballkanin e Trazuar,
shqyrtoni mundësinë e vetme që siguron paqe në këto kohë dhe në këtë vend.
Dhe ajo mundësi, që mbetet e vetme mbi tavolinën e paqes aktualisht,
është Vendosja dhe Sistemimi i Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë
në teritorin e Maqedonisë Veriore. Ky vendim human, civilizues dhe demokratk,
mund të realizohet fizikisht, pas inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë Veriore
në Paktin Ushtarak që Ju drejtoni…StrugaLajm

Me shumë respekt:
Lebit Murtishi
Strugë
R. M. V.

  1. 19

Loading...
loading...