“Liria” e Zagraçanit e Shumit të mërkurën e vendos kalimim në Ligën e tretë

Pengesa e fundit për tu kualifikuar në Ligën e tretë Jugperëndimore e ka emrin K.F. Voska

Skuadra nga Ohri, F.K. Voska, dje arriti që të fitojë në gjysmë finalen e Play-off kundër skuadrës nga Demir Hisari, K.F. Gjabor. Rezultati i kohës së rregullt në këtë takim ishte 2-2 edhe pse ohrigjanën ndeshjen e përfunduan me tre lojtarë më pak për shkak të kartonave të kuq. Ndeshja u vendos me penallti ku skuadra e Voskës ishte më efektive për tu kualifikuar kështu për në finalen e play-off ku e pret K.F. LIRIA.StrugaLajm

Ndeshja finale në mes K.F. LIRIS dhe F.K. Voskës do të zhvillohet në stadiumin e Kravarit në Manastir me fillim në ora 17:30. Fituesi nga kjo përballje do të garoj sezonin e ardhshëm në Ligën e tretë Jugperëndimore të Maqedonisë, ku të dyja skuadrat pretendojnë të jenë dhe do të japin maksimumin në këtë ndeshje.StrugaLajm

 

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...