LSHB nga New York zotohet për rrënimin e kufijve Shqipëri-Kosovë

Dje, Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në New York, mbajti takimin e saj me rastin e 1 vjetorit të themelimit të Degës së LSHB-së në New York. Madhështi të veçant i dha edhe lajmi se kryetari i LSHB-së, z. Tahir Veliu ishte liruar një natë më parë nga spitali pas aksidentit të tmerrshëm automobilistik.

Takimi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit, që ranë për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Tubimi u përqendrua në realizimin e qëllimeve të Degës në New York. Poashtu, rëndësi të madhe i’i kushtua edhe paralajmërimit të LSHB-së për rrënimin e kufirit Shqipëri-Kosovë, si pjesë e procesit të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar.StrugaLajm

Tahir Veliu, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, ka përshëndetur tubimin dhe njëherit ka kërkuar angazhim maksimal të Degës së LSHB-së në New York, në procesin e bashkimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Veliu, tha se nëse politik shqiptare dështon në heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë, atëherë shqiptarët e bashkuar do ta rrënojnë atë, dhe pastaj për të vazhduar me rrënimin e gjithë kufijve që ndajnë shqiptarët dhe territorin juridik të Shqipërisë.StrugaLajm

Aktivistët e LSHB-së në New York të pranishëm në këtë tubim ishin: Shaban Lajçi, Nuli Veseli, Adi Veseli, Fran Gjonaj, Haxhi Zeneli, Vinet Berbati, Dod Nikprelaj, Ilir Nikprelaj, Met Berbati, Beni Ceci, Beni Gojçaj, Kujtim Porja, Ludvik Sinishtaj, Tom Gjergji dhe Xheladin Zeneli.

In : Aktuale

Loading...
loading...