Ultra maratonë përgjatë Korridorit 8, maratonisti Krasimir Georgiev arrin në Strugë
Maratonisti bullgar Krasimir Georgiev ka filluar etapën e dytë të ultra maratonës së tij nga qyteti bregdetar bullgar Varna deri në qytetin e Durrësit. Sot ai arriti në Strugë ku edhe u prit nga Kryetari i Komunës së Strugës dhe administrata e saj.
Kryetari Merko i uroi suksese dhe shprehi mbështetje për inciativën e maratonistit i cili ka për qëllim të promovojë marrëdhëniet fqinjësore midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ky maraton zhvillohet nën moton “ Lidhja” dhe është nën patronazhin e tre kryeministrave – Bojko Borisov, Zoran Zaev dhe Edi Rama.
Georgiev pritet të përfundojë maratonën më datë 25 Maj në Durrës ku edhe do të pritet nga kryeministat e tre shteteve në një eveniment të përbashkët ku do të flitet mbi rëndësinë e funksionit të Korridorit Panevropian 8 dhe marrëdhëniet midis shteteve që përkap ky Korridor.
Korridori 8 lidh Detin Adriatik dhe detin e Zi, kurse kalon edhe përmes Maqedonisë së Veriut.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës