Manastari në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit flet shqip!

Manastari në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen e Ali Ahmetit flet shqip!

MANASTIRI EDHE DE JURE FLET SHQIPStrugaLajm

Në këtë vit mbushen 110 vite nga koha kur është mbajtur Kongresi i Manastirit, dhe sot me 14 Mars 2018, Parlamenti i Maqedonisë nën drejtimin e Komandantit të UÇK-së, figurës madhore të popullit shqiptar Talat Xhaferi, bëri realitet ligjor e kushtetues zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni!
Populli shqiptar në Maqedoni, e ka në sofrën e tij Manastirin, qytetin historik të shkronjave të shqipes!
Manastiri i Maqedonisë po bëhet i fundit që edhe de jure do të flas shqip, ndonëse ishte i pari që i vendosi themelet e shqipes!
Manastiri edhe de jure nuk do të mund të fliste shqip, sikur në podiumin historik të udhëheqjës së popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni, të mos ngjitej udhëheqësi i madh e i lavdishëm i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Kombi ynë sot është në festë!
Buzqëshin kryeudhëheqësit e Kombit!
Delegatët e Kongresit historik të Manastirit gëzohen edhe pse është vonë kjo e arritur, por ata nuk e dinë se sa shumë ka vuajtur populli shqiptar që e ka folur dhe ruajtur gjuhën shqipe në Maqedoni!
Emblemat historike të ushtrive çlirimtare sot shkëlqejnë edhe më shumë!
Në ballin e festës së popullit shqiptar në Maqedoni, pos gjakut të derdhur për liri nga Heronjët dhe Deshmorët e Atdheut, sikur gjithmonë, është ilegali i famshëm, Udhëheqësi i Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, shoku e bashkëluftëtari i Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe shumë të rënëve për liri dhe shokëve të gjallë, të cilët së bashku i gëzohen kësaj ngjarje epokale e historike!
Vijnë e do të vijnë ditë edhe më të mira, do të shënohen të arritura të mëdha e të gjithanshme, por ato tani e tutje, do të kenë një të veqantë, sepse do të jenë të shenuara e të shoqëruara edhe nga shqipja zyrtare edhe në Maqedoni, ashtu sikur në Kosovë e Shqipëri!StrugaLajm

Ismet Sylejmani
Prishtine, 14 Mars 2018!


Loading...
loading...