Me BESËN nëpër gjykata, kush do të fitojë?

Dy krahët e Lëvizjes BESA kanë filluar luftën në gjykata se kush do ta ketë pronësinë mbi vulat dhe partinë. Skender Rexhepi-Zejdi nga Lëvizja BESA që udhëhiqet nga Afrim Gashi ka dhënë shpjegime për dorëzimin e një padie ndaj ish-kryetarit Bilall Kasami. Në Prokurorinë Publike të vendit, në emër të 32 themeluesve juridikë (prej 57 gjithsej), është dorëzuar padia për vepër penale ndaj ish kryetarit për abuzim me detyrën zyrtare si “përfaqësues juridik i Lëvizjes BESA para organeve të drejtësisë” dhe falsifikim të dokumentacionit të Lëvizjes.

Ndërsa, në Gjykatën Administrative është dorëzuar kërkesa për anulimin e falsifikimit që e ka bërë ai në dokumentet e Lëvizjes BESA në gjykatën përkatëse themelore.StrugaLajm

“Pas kësaj, ai dhe grupi i tij, disa prej të cilëve aq shumë e kanë dëshirë të thirren në legalitet, tashmë do të duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë se si i bëhet puna që të kidnapohet partia politike për interesa të ngushta individuale dhe grupore. Këtu po e përsërisim se ky manipulim është bërë në kohën kur të gjithë aktivistët e Besës i besonin atij dhe i shfaqnin lojalitet, gjë që flet se ai vazifen e nëpërkëmbjes së BESËS dhe përçarjen e kishte filluar qëmoti, natyrisht me direktivë”, ka deklaruar Rexhepi.StrugaLajm

Por nga ana tjetër nuk ka asnjë kundërpërgjigje nga ana e grupit të Kasamit, për të komentuar këtë veprim të ish-bashkëpartiakëve. Krahu i Kasamit gjatë fundjavës caktoi emrat e kryesisë qendrore.

In : Aktuale

Loading...
loading...