Me moton Një Komb, Një Gjuhë, Një Flamur

Dje, më 28 nëntor 2017, me rastin e festës së Flamurit, në Prishtinë, u mbajt edicioni i XVIII-të i Kampionatit Mbarëkombëtar në karate, nën patronazhin e Federatës së Karatesë së Kosovës. Në këtë Kampionat morën pjesë sportistë nga mbarë trojet shqiptare, siç janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës,
Në këtë kampionat Mbarëkombëtar shqiptarët e maqedonisë u përfaqësuan nga Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedoni.
Fjalë përshëndetëse në hapjen solemne të këtij manifestimi sportiv mbajti edhe kryetari i UKSHM-së z Alim Hajredini, i cili veç tjerash kërkoi publikisht që edicioni i ardhshëm i këtij manifestimi t’u besohet shqiptarëve të Maqedonisë.
Sportistët e UKSHM, bëbë një paraqitje të shkëlqyer duke u stolisur me 11 medalje, nga të cilat 6 të argjenda dhe 5 të bronzta.
Me medalje të argjendë u stolisën këta sportistë:
1. Flamur Mustafi –kata- senior
2. Blerta Beqiri –seniore- -68kg
3.Omer Musliu -kadet – 63 kg
4.Loriana Ramo -kadete – 48 kg
5.Nijazi Hamidi- junior -55kg
6.Ilira Xheladini -juniore -48 kg
Ndërsa me medalje të bronztë u stolisën:
1. Shuajb Ramadani – kadet – 52 kg
2. Adis Neziri – kadet – 70 kg
3. Rudina Capo -juniore -53kg
4. Medin Dema – kadet – kata
5. Muhamed Dovolani-junior -76kg
Në këtë Kampionat drejtësinë ndanë edhe Gjyqtarët në kuadër të UKSHM, Nuredin Misini(gjyqtar botëror), Samir Saliu dhe Argjend Musliu.
Trajnerët të cilët udhohën sportistët tanë ishin si: Irfan Aliu(K.K „Kushtrimi“), Seful Osmani (K.K „Rinia“), Shaban Murtishi (K.K „Drini“) sportistë në kuadër të UKSHM ishin edhe nga K.K „Uraniku“ dhe K.K „Bashkimi 2002“.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...