Megjithatë, Don Kishoti s’u bë hero!

 

1.
Një një rast, filozofin grek, Diogjenin (413 – 327 para Krishtit), kur e takoi Aleksandri i Madh ( Leka ) në Korinth, e pyeti nëse kishte ndonjë kërkesë ndaj tij! ,,Po”, – iu përgjigj Diogjeni me cinizëm: ,,Të lutem, më lësho Diellin që më ke zënë”! (Citat nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar)
Me këtë qëndrim stoik, Diogjeni flet me njerëzimin, ai flet me ndërgjegjen e njerëzimit dhe njëkohësisht këshillon njerëzimin, se ideali i lirisë dhe jeta mjerane që bënte ai vet – duke shpërfillur dhe ironizuar rendin sundues të kohës, ishin medaljonet e vetme që ai mund të mbante në kraharor – në ato shekuj të lashtë e të errët…Së dyti, filozofi i njohur dëshmon me qëndresën e tij, se njeriu që është njeri, njeriu që i përket rracës njerëzore, njeriu që ka ndërgjegje të pastër njerëzore, mundet dhe është i detyruar (pavarësisht nivelit të vetëdijes dhe nivelit të arsimimit të një kombi ose një shoqërie të caktuar që i takon), në raste të veçanta historike, qoftë edhe individualisht, t’i dalë të keqes përpara. Mirëpo, për të qënë i gatshëm për t’u përballur me këto sfida, për të qënë i gatshëm për t’u përballur me realitetin objektiv, duhet të merret parasysh edhe çmimi që duhet paguar! Në këto raste, historitë nuk japin më shumë se një zgjidhje: ,,O merr mallin e paguaj çmimin, o do mbash paratë në xhep”; të dyja nuk merren dot, të dyja nuk të takojnë!..Ndërkaq, Dialektika Historike, secilit i ka dhënë dhe do t’i japë hakun në kohën e vet (qoftë shpërblimin, qoftë përgjegjësinë)! Demagogjitë nuk shkojnë më gjatë, ato e kanë një kufi diku; ato do kthehen në bumerang!..
2.
Shpesh-herë, duke kërkuar fijen e këputur të rrugëtimeve historike, imponohen krahasime të çuditshme mes kohëve dhe personaliteteve që bënë emër në historinë e njerëzimit, por edhe në historitë e teritoreve më të ngushta gjeografike. Dhe ,,çuditërisht”, prirjet e ,,udhëheqësve” shqiptarë dhe të shumicës ,,intelektuale” (të përgjumur), për joseriozitet përpara historisë, për mosmarrje përgjegjësie përpara historisë, si dhe shtyrjet dhe yryshet pa kriter, për të zënë faqet e para të gazetave dhe të ekraneve televizive, dashur e pa dashur, të kujtojnë tragjikomikun e Servantesit : ,,Don Kishotin e Mançës”!StrugaLajm

Lebit MurtishiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...