Merko u kundërpërgjigjet këshilltarëve të opozitës: Ne jemi shtëpiak nuk luajm me parat e popullit

Programin për sinjalizimin e rrugëve për vitin 2018 në Këshillin Komunal hapi debatin ndërmjet këshilltarit të ASH-së Ermis Kala si dhe atij të Besës Edmond Vejseli nga njëra anë dhe kryetarit Ramiz Merko.Këshilltarët e opozitës potencuan se rrugët e Strugës nga pikpamja e sinjalistikës qëndrojnë mirë dhe fare mirë këto mjete të shfrytëzohen për një investim tjetër.Ndërkohë kryetari i Komunës Ramiz Merko potencoi se në këtë drejtim vijzimi i rrugëve ka nevojë për ndërhyrje dhe për këtë çështje ka thirrur kompaninë e cila në të kaluarën ka bëtë vijizimin e rrugëve të Strugës punë e cila sipas tij ka lënë shumë për të dëshiruar.Ndërkohë për shaetësimin e ngritur nga këshilltarét e opozitës ai u përgjigj se cdo investim bëhet për qytetarët.”Ne jemi shtëpiak nuk luajm me parat e Popullit”përfundon Merko.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...