“Mielli”,e ndan Maqedoninë dhe Serbinë

Ministrat e Bujqësisë dhe Ekonomisë së Serbisë dhe Maqedonisë, Ljupço Nikolovski dhe Rasim Ljajiç, do të kërkojë zgjidhje për këmbënguljen e mullixhive të Serbisë që vendi i tyre të ndërmarrë masa reciproke ndaj vendit tonë.

Shoqata e mullinjve industrial, furrave të bukës dhe prodhuesve, dje kërkoi nga ministri i Ekonomisë së Serbisë, të sjellë masa të tilla për import të produkteve bujqësore të Maqedonisë si përgjigje e rregullave strikte që vendi i solli për import të miellit serb.StrugaLajm

Ato rregulla, sipas ekonomistëve serb, atyre u krijojnë një barrë shtesë financiare. Maqedonia është tregu i tretë eksportues për Serbinë dhe në vit në vendin tonë eksportohen rreth 40 mijë ton miell nga Serbia.StrugaLajm

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se shpreson që shpejt do të tejkalohet problemi sepse lufta tregtare nuk është as në favorin tonë e as në favor të Serbisë. Ai thotë se nuk pret rritje të çmimit të bukës, sepse deri më tani ka sasi të mjaftueshme të grurit.

In : Aktuale

Loading...
loading...