Era e fortë rrëzon minaren e Xhamisë, flet imami

Erërat e fort që kanë përfshirë një pjesë të Kosovës në natën e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, transmeton albinfo.ch. Policia njofton se nga këto erëra ka pasur rrëshqitje të dheut dhe të gurëve në rrugën në drejtim të Rugovës në Pejë që ka shkaktuar pengesa në qarkullim gjatë natës në atë pjesë.

Policia ka njoftuar se kompanitë e pastrimit të rrugëve janë duke u marrë me problemin që të mundësohet qarkullim normal në këtë rrugë.

Erërat e forta që kanë përfshirë zonën e Dukagjinit kanë shkaktuar dëme edhe në Deçan ku është rrëzuar minarja e xhamisë së vjetër në këtë qytet por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.StrugaLajm

Imami i xhamisë, Murat Thaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi të minares së rrëzuar. “Sonte ne ora 01:10 minuta të datës 16.12.2017 për shkak të erës së fortë rrëzohet minarja e xhamisë së vjetër në Deçan. Falënderojmë Zotin, pa pasoja në njerëz”, ka shkruar ai./Albinfo.ch
StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...