Mjeku britanik : Kombinimi i këtyre tri ushqimeve është i rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit

Mjeku britanik Dr Chris në emisionin “This Morning” është lidhur nëpërmjet video-thirrjes dhe ka biseduar me moderatorët Eamonn Holmes dhe Ruth Langsford lidhur me temën e ushqimit dhe sistemit të imunitetit

Dr Chris ka shpjeguar që nëpërmjet ndryshimit të ushqimit mund të forcojmë imunitetin tonë dhe të rrisim shanset në luftën kundër koronavirusit, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

Jogurti, fasulja dhe bananet janë tre artikujt kryesorë të cilët duhet t’i konsumojmë, thekson mjeku.StrugaLajm

Ky ekspert ka shpjeguar që zorrët janë të rëndësishme për imunitet – rreth 70 për qind të qelizave tona të imunitetit gjenden në traktin gastrointestinal.StrugaLajm

– Sistemi juaj i imunitetit ju mbron nga viruset dhe bakteret. Ju këshilloj që të shtoni konsumimin e probiotikëve, përkatësisht jogurtit (për të rritur sasinë e baktereve të mira).

Nëse shikoni etiketën që ka të bëjë me vlerat nutritive të artikullit dhe përbërësve në jogurt, mund të shihni disa emra të gjatë, ata janë emra të baktereve të cilat gjenden brenda – thekson mjeku.


Loading...
loading...