Mos e humbni këtë foto, kur Monika i shkruan Edi Ramës: Ti je k…

Në seancën e nxehtë parlamentare të së enjtes, Lëvizja Socialiste për Integrim ironizoi kryeministrin Edi Rama me disa pankarta: “Rama DICK/populli BIG” për shkak se ky i fundit kishte përdorur një ironi me nënkuptim organin gjenital, vetëm pak ditë më parë dhe për të cilën LSI-ja kishte kërkuar përjashtimin e tij. Deputetet femra të LSI-së mbanin këto pankarta, përveç kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Fjalën k… drejtuar Ramës, deputetet kishin vendosur ta shkruanin në anglisht dhe jo shqip. Pankartat ishin të printuara aty për aty, sepse vetëm pak minuta para se ato t’i shfaqnin para Edi Ramës, deputetëve dhe gjithë medias, sa duket ishin shkruar me dorë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Mapo.al sjellë një foto nga seanca e së enjtes ku duket qartë se nga vendi, kryetarja e LSI-së po shkruan me stilolaps dore, mbi një letër të bardhë: “Rama ti je dick populli… big”.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...