Nazim Alimi:”Partitë shqiptare në Maqedoni, zhvillojnë një politikë sa për të qëndruar në pushtet dhe marë vota”

Intervistë me Nazim Alimin, veprimtar i çështjes kombëtare në SHBA.

Bisedoi Selim Ibraimi nga ISSDMaqedonia

ISSD: Z. Alimi, si e shihni gjendjen e shqiptarëve në Ballkan në dekadën e tretë?

Alimi: Gjendjen e shqiptarëve në Ballkan e shoh jo të mirë duke e pasur parasysh situatën në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe asimilimin e shqiptarëve në Mal të Zi. Në dekadën që hymë nuk besoj se do të kemi konsolidim të faktorit shqiptar në rajon, përshkak korrupsionit të lartë, kriminalitetit të zhvilluar me vite tek politikanët shqiptarë dhe liderishipi i cili nuk është në vijë të interesave nacionale. Do të shtoja këtu se padrejtësitë shpirtërore të liderëve tanë që e drejtojnë politikën në Ballkan, pra duke përfshirë këtu edhe gjyqësorin, janë një ndër faktorët kryesorë të ngecjes sonë nacionale dhe humbjes së dekadës. Po ashtu, sabotimi ekonomik nga vetë lidershipi përshkak të korrupsionit tek partitë tona në bllokimin e investitorëve nga diaspora duke kërkuar rryshfet për investime në atdhe.StrugaLajm

ISSD: Z.Alimi, aktuale janë bisedimet Kosovë-Serbi, si mendoni ju si do të zhvillohen negociatat dhe a të kemi një Ballkan të ri pa ndryshime territoriale dhe Serbi të Madhe?

Alimi: Unë jam optimist se një lidership i vendosur për çështjen nacionale do të mund të ruante kufijtë nacional dhe duke avancuar interesat strategjike të Kosovës. Serbia ende nuk ka kërkuar falje për masakrat në Kosovë dhe duhet bërë një presion që ky shtet të demokratizohet.Por, derisa është nën varësinë e Rusisë, ky shtet do të vazhdojë të sjellë probleme të reja në rajon. Megjithatë këtu do ta përmendja një thënie të presidentit amerikan Roland Regan se “një popull që fal tokë dhe nuk ka interesa kombëtare, ai nuk është komb”.StrugaLajm

ISSD: Z Alimi, çfarë mund të thoni rreth statusit të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore?

Alimi:Statusi i shqiptarëve në MV është i barabartë me të një etnie të nënshtruar nga të gjitha aspektet. Partitë shqiptare zhvillojnë një politikë sa për të qëndruar në pushtet dhe marë vota.Që nga viti 2001 e këndej partitë tona kanë dështuar dhe po vazhdojnë të bëjnë gabime në mbrotjen e qytetarëve nga politikanët e korruptuar. Më keq është se po të njëjtit po gjejnë mbështeteje nga disa ambasadorë në Shkup. Përse?! Vallë a nuk e dinin ato se Maqedonia Veriore u çlirua nga shqiptarët dhe vetëvetiu tani ranë në robëri dhe e futën popullin në robëri dhe largim masiv? Sa vite ne kaluam nëpër shetet perëndimore dhe në SHBA duke protestuar për të drejtat elementare dhe duke kërkuar barazi në bazë të së drejtës ndërkombëtare? Pse ata nuk janë të aftë të mbrojnë  dhe zhvillojnë një etni? Kush i ndalon ato politikanë në Maqedoni të flasin drejtë dhe jo të shkelin mbi gjakun dhe varsjet masive të kryera nga vititi 1944 ? Na duhet një nacionalizm konstruktiv dhe patriotizëm të moderuar që do të sillte një politikë të re në Maqedoni dhe në rajon.

ISSD:Z. Alimi si e parashikoni të ardhmen e Ballkanit dhe shqiptarëve?

Alimi: E di se një numër i madh qytetarëve nuk do të pajtohet me njw vështrim timin, por, nuk do të kalojnë më shumë se 25 vjet, Ballkani ka gjasa të pushtohet nga dy ushtri të fuqishme. Por, çfarë është më e keqja këtu: “Politikanët shqiptarë do të thonë se na gjeti edhe kjo situatë të papërgatitur”. Shqiptarët duhet të forcohen ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe jo duke u bërë pjesë e unioneve që janë kryesisht hegjemone të inicuara nga Serbia dhe Rusia, sepse ka gjasa të mbetemi në mes dy “zjarreve gjeopolitike”. Kundërshtarët tanë në rajon aktualisht po tallen me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke i vendosur në shenjë sulmesh dhe duke i bërë objekt rrymash të jashtme dhe duke vendosur liderë të rrejshëm. Në fund shpresoj se drejtuesit tanë në Ballkan, do të fokusohen në ekonomi, ushtri dhe në moslargimin e trurit nga vendlindja. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia

In : Aktuale

Loading...
loading...