Ndalesë për kamionë në aksin Dibër – Strugë

 

Për shkaqe parandaluese sot në orën 16:30 është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Dibër – Strugë.

Siç kumtoi Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës pas intervenimit të shërbimeve kujdestare. Në disa akse të caktuara të cilat kalojnë përmes qafave malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla.StrugaLajm

“Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe adaptimin e shpejtësisë me kushtet në rrugë.StrugaLajm

Qytetarët informacione më të detajuara mund të marrin në telefonin kujdestar 02/ 25 61 502 apo ta vizitojnë ueb faqen http://www.makedonijapat.com.mk.

In : Aktuale

Loading...
loading...