NDARJA E KULAÇIT: Diçka nuk shkon si duhet mes partnerëve

Skena politike këto ditë nuk duket e qetë, jo vetëm në taborin qeveritar, ku kryeministrit Zoran Zaev i duhen numra më shumë në Parlament për të bërë reformat e pretenduara, por edhe në taborin shqiptar ka fërkime për çështje të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Mospajtimet për gjuhën shqipe që ajo të miratohet para apo pas zgjedhjeve, kërkesa e BESËS për nënkryetar Parlamenti, afrimi i PDSH-se me BDI-së, zëra se ASH mund të prishet dhe vonesa në ndarjen e drejtorive për shkak të apetiteve të shumta të partive politike, e shtojnë më shumë skepticizmin se Qeveria deri në vjeshtë mund të hyjë në binarë të sigurt të funksionimit të saj dhe të fillohet me reforma të thella në shumë sektorë. Nga ana tjetër, dalja e prokurorisë speciale me 17 aktakuza, prej tyre 97 persona fizik dhe 7 juridike si dhe protestat e menjëhershme të mbështetësve të VMRO-s ndaj garniturës udhëheqëse të LSDM-së, ka bërë që kryeministri Zoran Zaev të kërkojë mbështetje më të gjerë politike në Parlament, duke ftuar të premten pas dite në takim liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Kjo pasi pozicioni i përkrahjes së Qeverisë së Zaevit nga Lëvizja BESA ende nuk është sqaruar, përveç asaj që ka thënë kryetari Kasami se do të përkrahin qeverinë vetëm sa i përket reformave që duhet t’i ndërmarrë vendi për afrim në BE. Por, që nga abstenimi nga votimi për kryetar Parlamenti, pastaj hezitimi i shumicës parlamentare që Lëvizja BESA të ketë njërin nga nënkryetarët e Parlamentit dhe refuzimi i kësaj partie që të caktojë kryetar të Komisionit anketues për liritë dhe të drejta e njeriu dhe caktimin e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve në komisionet tjera parlamentare si dhe deklarimi i shpeshtë i funksionarëve të lartë të BESËS, se nuk e përkrahin Qeverinë e re, ka bërë që LSDM të lëviz në drejtim të sigurimit të përkrahjes nga Lëvizja BESA për agjendën reformuese të saj. Kur kësaj t’i shtojmë dhe çështjen e gjuhës shqipe, kur LSDM nuk ka vullnet ta bëjë këtë para zgjedhjeve lokale, ndërsa partitë shqiptare kur aq shumë kanë trumbetuar se do të avancojnë gjuhën shqipe, kur i dhanë nënshkrimet  liderit të LSDM për formimin e Qeverisë, nuk po e kapërdijnë lehtë këtë qasje të LSDM-së. BDI më herët kërcënoi për votëbesim, por tani duket që është dorëzuar nga presioni i ndërkombëtarëve, ndërsa lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, ka kërcënuar me braktisje të Qeverisë nëse gjuha shqipe nuk miratohet në Parlament brenda njëqind ditëshit të punës së Qeverisë. Nga ana tjetër, Lëvizja BESA ka paralajmëruar se në fillim të gushtit do të del me draft-ligj të ri për gjuhën shqipe. Ndërkohë, ngutja e LSDM-së që të merr drejtoritë kryesore, Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, Byronë për siguri publike dhe Drejtorinë për të hyra publike dhe tani me tentimin që drejtor i ELEM-it të emërohet një person nga Serbia shtuar këtu dhe tendencën që të udhëheq edhe me drejtori tjera të rëndësishme, ka bërë që BDI dhe ASH të kenë pakënaqësi ndaj kësaj qajë të LSDM-së. Aq më shumë, kur dhe këta mes vete, konkretisht tre partitë e ASH, LR-PDSH, UNITETI dhe RDK, kanë apetite për disa drejtori të mëdha si ajo e Postës apo e Doganave, por dhe Policia financiare që për herë të parë do ta udhëheqin shqiptarët. Edhe në këtë drejtim LSDM nuk ka pritur më gjatë, por të mërkurën ka pasur bisedime interne përmes grupeve të punës punuese me BDI-në, ndërsa takim ka pasur të enjten edhe me ASH. Të premten apo të shtunën, pritet që të tre grupet e punës të mblidhen bashkërisht dhe të vendosin përfundimisht për ndarjen e drejtorive. Mes subjekteve shqiptare raporti do të jetë 60 % për BDI-në dhe 40 % për ASH, gjegjësisht do jenë afërsisht 25 drejtori të rëndësishme, shumica në nivel qendror që do të ndahen mes dy subjekteve shqiptare. Me interes do të jetë Drejtoria e Postave të Maqedonisë, të cilin e synon ASH dhe Drejtoria e Doganave që synohet nga BDI, e cila për herë të parë do t’u takojë shqiptarëve si dhe ajo e hekurudhave, drejtoria e rrugëve, drejtoria për menaxhimin e objekteve hotelierike dhe lokaleve afariste, e rezervave të naftës, drejtoria e Fondit shëndetësor dhe ajo e Fondit pensional, Pyjet e Maqedonisë dhe disa drejtori të tjera. Jo pa interes do të jenë edhe pozicionet e zëvendësdrejtorëve në DSK, OJP, BSP dhe ELEM, por dhe pozicionet për anëtarë të Bordeve të ndërmarrjeve të publike apo dhe të Telekomit të Maqedonisë dhe Aeroportit. Ndryshe, as sekretarët shtetërorë nuk janë kompletuar në Qeveri, përveç në MPB, por se janë ministrat që do t’i emërojnë ato emra për të cilat marren vesh partitë. Nga BDI, ndonëse jo zyrtarisht, tashmë përmenden këta emra: Faton Ameti – Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Nevrus Çeliku te Ministria e  Bujqësisë, Valmir Aziri te Ministria e Kulturës dhe Jahi Jahiu – Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike. Nga ASH dihet vetëm që nënkryetari i UNITETIT, Zylfi Adili është caktuar sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë. Kur jemi tek tabori politik shqiptar, shihet një afrim mes BDI-së dhe PDSH-së. Kjo e fundit do të përkrah Qeverinë në çështje që prekin interesin shqiptar. Por, në opinion ka pasur zëra se ky afrim është nxitur nga BDI, me qëllim për të neutralizuar apetitet e ASH për të marrë drejtori të rëndësishme. Por, këto zëra janë mohuar nga zyrtarë të lartë partiak.

Fërkime politike këto ditë flitet së ka edhe brenda ASH dhe se RDK mund të braktisë këtë koalicion dhe të funksionojë si e vetme. Vetë kryetari  RDK-së, Vesel Memedi, ka mohuar se do të del nga ASH, duke thënë se qëndron ende pas asaj që ka thënë më herët, se vazhdon të jetë në këtë koalicion, ndërsa nuk pranoi të flas se cilat drejtori synon t’i udhëheq partia e tij”. Për të parën dola me deklarate dje dhe aty është përgjigjja ime. Për të dytën, biseda zhvillohen, por është jo korrekte të flitet për diçka konkrete derisa bisedimet të përfundojnë”, theksoi Vesel Memedi në pyetjen e gazetës KOHA se sa ka të vërtetë se do ta lëshojë ASH.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...