Në pushtet për vehten, familjarët e tyre e aktivistët e partisë

Zhurnal.mk – Në fushatat e zgjedhjeve që të gjithë flasin për “qytetarët”. Thonë se nëse i fitojnë zgjedhjet do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

E kur vendosën në pushtet, pastaj deshifrohet se cila pjesë e qytetarëve është përparësi për ta dhe cila përjashtohet nga premtimet e bëra.StrugaLajm



Vehtja e tyre, familjarët dhe rrethi i tyre i ngushtë del të jetë rezultati i hidhur i premtimeve zgjedhore.

Nepotizmi mbetet fenomen jashtëzakonisht i theksuar nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe në Maqedoninë e Veriut. Pasojat për këtë fenomen qytetarët e përjashtuar nga garimi korrekt për një vend pune i ndjejnë përditë.

Këtë fenomen tash e konfirmoi së fundi me një listë prej 18 emrash dhe rastesh edhe Komisioni shtetëror kundër korrupsionit.

Aty konfirmohen rastet e punësimeve të të afërmve të pushtetarëve nëpër institucionet dhe ndërmarrjet publike ku pushtetarët kanë ndikim.

Problemi, u mor vesh, nuk është tek fakti se familjarët e tyre janë punësuar, por tek mënyra e dyshuar se si janë punësuar të njëjtit dhe nëse janë përjashtuar nga gara korrekte e kandidatëve të tjerë, apo nëse punësimi është bërë pa garim publik sipas rregullave ligjore.

Kjo çështje tash është në duart e komisionit në fjalë për t’u zbardhur, e më pastaj mund të jetë edhe çështje e prokurorisë.

Sikur të ishin vetëm 18 raste të këtilla në Maqedoni të Veriut, situata nuk do të dukej edhe aq alarmante, por përvoja e praktikave të këtilla në të kaluarën thotë se nepotizmi ishte dhe mbetet fenomen shqetësues masiv.

Luftimi i fenomeneve të këtilla të cilat ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës në pushtet për të ndërhyrë në garën korrekte për punësim me gjasa të barabarta për të gjithë qytetarët kandidatë vështirë se mund të parandalohet i tëri.

Pushtetarët e tashëm ishin të zëshëm kur kundërshtarët e tyre politik, dikur në pushtet, bënin të njëjtën gjë. Të besh të njëjtin dëm tash kur je vet në pushtet të bënë të njëjtë me kundërshtarin që e ke akuzuar për të njëjtin nepotizëm.

E ata që ishin dhe janë ende në pushtet dhe vazhdojnë me të njëjtën mbeten dy herë më të këqij dhe dy herë më të dëmshëm për qytetarët e tjerë që nuk kanë të afërmit e tyre në pushtet.

Për të sjellë situatën në zero të keqpërdorimit të pozitave shtetërore, do të duhej një ndërgjegje e pastër e 100% nga të njëjtit, gjë që nuk pritet që të ndodhë as në Maqedoni të Veriut, as nëpër rajon, apo gjetiu tjetër.

Por, të paktën keqpërdorimet e këtilla, përkatësisht përjashtimi i të tjerëve qytetarë nga gara/konkurrimi korrekt për punësim do të duhet luftuar pa ndërprerë dhe minimizuar rreptësisht duke shfrytëzuar bazën ligjore aktuale apo edhe freskuar e pasuruar edhe më shumë të njëjtën.
 
E këtë mund ta bëjnë pjesëtarët e strukturave të ligjit dhe rendit duke kryer punën e tyre në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit.

Në të kundërtën, në mënyrë të drejtpërdrejt apo jo të drejtpërdrejt që të gjithë do të duhej kualifikuar si pjesëmarrës në dëmin e madh që shkakton nepotizmi në përjashtimin e qytetarëve të tjerë nga gara korrekte për punësim.StrugaLajm


Loading...
loading...