Nëna me tre vajzat bëhet me banesë të re, falenderim për donatorin anonim (Video)


 – Ky ishte vendi ku jetonte nëna Feride me tre vajzat e saj. Një bodrum i vogël e thuajse pa kushtet elementare për jetesë.

Por pas raportimit në TV21 në emisionin e përjavshëm “Edhe unë jam këtu”, pas një muaji gjendja e kësaj familjeje ka ndryshuar. Ato tashmë jetojnë në një banesë të re. Donatorët kanë ndihmuar pa ndalur këtë familje, duke iu siguruar ushqim e veshmbathje për vajzat.

“E falenderoj Tv21 që ka dhënë një kontribut të madh për neve, i falenderoj dhe Zoti i shpërbleftë të gjithë donatorët ku do që janë. Posaçërisht e falenderoj personin me emër anonim prej Zvicre që nuk dëshiron të tregojë emrin e vet i cili na ka siguruar këtë banesë dhe na ka paguar qeranë për një vit”, u shpreh kryefamiljarja Feride Çukovci.

Vajzat, Isra, Kenza dhe Verde, janë shumë të lumtura që tani jetojnë në banesë të re. Vajzat tregojnë se iu kanë dërguar ushqim e veshmbathje dhe për këtë janë shumë të gëzuara.StrugaLajm

“Po shumë e lumtur jam dhe i falenderoj krejt donatorët edhe Televizionin 21 dhe personin me emër anonin që na ka mundësua me u strehu këtu”, tha Kenza, vajza e Ferides.StrugaLajm

Nëna Feride së bashku me tre vajzat, duke falenderuar TV21 dhe donatorët, tani thanë se janë rehatuar, dhe janë çliruar nga makthi i mëhershëm se do të ngelin në rrugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...