Nëse i shihni këto vetura duke vozitur zyrtarët për fushatë, lajmëroni tek Agjensioni kundërkorrupsionit

Komisioni për pengim të korrrupsionit ka publikuar listën e e veturave shtetërore dhe njëkohësisht ka bërë njoftim deri tek qytetarët që të paraqesin në këtë agjension keqpërdorimet të veturave zyrtare për nevoja të partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale,

Sipas listës shteti ka në pronësi 1596 vetura që mund të përdoren vetëm për nevoja të zyrtarëve të shtetit për orar normal të punës dhe jo 24/7, vetura të cilat nuk janë në këtë listë.

Në listë janë të shënuara vetura të të gjithë institucioneve, tipi i veturave, viti i prodhimit dhe regjistrimi i veturave.

Nga Agjensioni antikorrupsion, thonë se nuk kanë ingerenca për të dalë nëpër qytete dhe për të ndjekur zyrtarët se me çfarë veture kanë shkuar nëpër tubim, por kërkojnë nga qytetarët që të paraqesin edhe me fotografi keqpërdorimin e veturave zyrtare.

Deri tani, kjo agjenci nuk ka hapur lëndë për keqpërdorime të veturave zyrtare deri tani

Loading...
loading...











Loading…


loading…