Nga e ka origjinën shenja “@”?

Shenja “@”, ose kërmilli përreth botës është e njohur me emra të ndryshëm. Historianët tashmë e dinë që shenja “@” përdorej si njësi peshe mes tregtarëve në Mesdhe në shekullin 16 dhe “@” ishte ekuivalenti i afro dhjetë kilogramëve. Pak dekada më vonë, po ky simbol nisi të përdorej në tregje si një shkurtim i fjalës “për”. Në shekullin 19, shenja u gjend në makinat e shkrimit. Por ajo u bë e famshme në vitin 1971, kur Ray Tomlinson krijoi adresën e parë të emailit në botë. Tomlinsoni e vendosi simbolin “@” mes emrit të përdoruesit dhe emrit të kompjuterit – dhe po atë ditë, dërgoi emailin e parë në histori.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...