Nga Kosova ilegalisht në Ukrainë për një vajzë

Një 35 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia kufitare në Ukrainë dhe pas arrestimi ai ka deklaruar se donte të shkonte në qytetin e Rivnes, në perëndim të Ukrainës–për të takuar të dashurën e tij.

Shqiptari me pasaportë kosovare ka hyrë ilegalisht në vend dhe synimi ishte të takonte një vajzë.

Kosovari e dha këtë deklaratë për Policinë Kufitare ukrainase, pasi u kap sot duke kaluar ilegalisht kufirin mes Rumanisë dhe Ukrainës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ukrainase ka thënë se bëhet fjalë për një 35-vjeçar kosovar, raporton Insajderi.StrugaLajm

“Dëbora dhe rrethojat e kufirit nuk janë pengesë për një dashnor nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare të Ukrainës. “Personi, i cili u përpoq të hyjë ilegalisht në territorin e Ukrainës duke anashkaluar pikën e kontrollit, u arrestua nga Rojet Kufitare të Departamentit Kosino”.StrugaLajm

Policia Kufitare e Ukrainës ka njoftuar se 35-vjeçari me pasaportë nga Kosova u kishte thënë atyre pas arrestimit, se donte të hynte në Ukrainë për të takuar një vajzë që jeton në qytetin e Rivnes.

“Rojet kufitare ndaluan një shtetas të huaj 10 metra larg kufirit, teksa ai u përpoq ta kapërcente rrethojën bllokuese. Ai shpjegoi sjelljen e tij, duke thënë se donte të takohej në Ukrainë me një vajzë që jetonte në Rivne”, vazhdon njoftimi.

Siç njoftojnë autoritetet ukrainase, kosovari është ndaluar në një qendër të paraburgimit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...