Nga nesër me test për koronavirus për të hyrë në Maqedoni, ja shtetasit e cilave vende?

Qytetarët e Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë – Hercegovinës dhe Kosovës prej nesër për të hyrë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë test PCR për koronavirus.

Ky vendim sot u miratua nga ana e Qeverisë pas rekomandimeve të bëra nga Komisioni për Sëmundje Infektiv, përcjell INA.

Qeveria sonte pranoi këtë rekomandim, duke theksuar se shtetasit e këtyre vendeve të Ballkanit duhet të kenë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë.StrugaLajm

Qeveria theksoi se do të jap detaje shtesë lidhur me këtë masë të miratur. Vendimi u ndërmorr pasi që në vendet fqinje gjatë ditëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarëve me koronavirus.StrugaLajm

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dy ditë më parë paralajmëroi se po shqyrtohet vendosja e kësaj mase. Vetëm Shqipëria, Greqia dhe vendet e tjera janë përjashtuar nga kjo masë e obligueshme për të hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut. (INA)Promoted Content

In : Aktuale

Loading...
loading...