Nis “K’tu Fest”-Çdo Rrugë të Çon në Strugë

Sonte në orën 21.00 hapet dyert festivali artistik ndërkombëtar “K’tu Fest”. Me të ftuar personalitetet më të mëdha të Rajonit,ky festival është i vetmi i llojit të tij në të gjithë Maqedoninë që i jep një theks të veçantë artit shqiptar në veçanti. Këtë vit është edhe vit jubilar për këtë festival sepse është viti i tij i 5 i organizimit. Emra të rëndësishëm si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Enver Petrovci, Yllka Mujo, Ema Andrea, Marin Orhanasi, Luftar Paja, Bujar Asqeriu, Romir Zalla,Flora Nikolla e shumë personalitete të tjerë janë ata që do të shkelin në tapetin buzë Drinit të Zi. Ky event i organizuar dhe themeluar nga Teatri Poshka mbështetet këtë vit nga Bashkimi Europian, Ministria e Kulturës së Maqedonisë, kompania e ndërtimit Trim&Lum, agjencia e fluturimeve Flamurtari, nga firma e shtrimit të rrugëve Beni Trans, nga hotel Ekskluziv dhe ING Luli.�Presidenti i festivalit Robert Ndrenika, vlerëson se ky festival është një manifestim që i bën nder të gjithë artit shqiptar dhe atij ndërkombëtar,duke e shëndruar Strugën në shtëpinë më të madhe të artistëve gjatë ditëve të tij.�Nën moton Çdo Rrugë të Çon në Strugë ai që do të bëjë hapjen zyrtare të këtij viti jubilar të këtij festivali do të jetë Profesor doktor, doktor honoris causa �Drejtor i klinikës së kardiokirurgjisë i spitalit të qyteti të Cyrihut, Triemli, doktor Omer Xhemali i cili është një personalitetet e mjekësisë zvicerane dhe europiane.�I urojmë suksese festivalit “K’tu Fest” dhe le të fillojë festa e artit!StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...