Nis rrënimi i ndërtimeve pa leje në Ohër

– Me aktivitete në objektin e rrugës “Marko Nestoroski”, Komuna e Ohrit sot filloi me paralajmërimin për rrënimin e ndërtimeve pa leje nëpër qytet dhe përgjatë bregut të liqenit.

Sipas kumtesës së Komunës së Ohrit, po veprohet në përputhje me procedurat ligjore dhe Planin për veprim në bazë të propozimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore të UNESKO-s.

Me aksionin për rrënim paralelisht do të largohen edhe ndërtimet pa leje që janë në fillim të ndërtimit tyre si edhe ato ndërtime që janë të përfshirë me regjistrin për ndërtime pa leje, e që janë të ndërtuara në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2019.StrugaLajm

Sipas dinamikës, së pari do të hiqen objektet për të cilat nuk ekzistojnë pengesa ligjore dhe aksioni për rrënim do t’i përfshijë të gjitha personat fizikë dhe personat juridikë që kanë marrë Vendim për largimin e objekteve/ndërtimeve të paligjshme dhe të njëjtit nuk kanë vepruar në pajtim me vendimet e dhëna nga ana e inspektorëve ndërtimorë pranë Inspektoratit të Komunës së Ohrit.StrugaLajm

Objekti që sot filloi të rrënohet është në pronësi të një personit fizik, i ndërtuar deri në fazën e karabinës dhe është ndërtuar pa lejen e duhur për ndërtim.
Nga Komuna Ohrit paralajmërojnë që janë plotësisht të përkushtuar për të pasur sukses aksioni i përgjithshëm për largimin e ndërtimeve pa leje, me edhe një thirrje deri tek pronarët e objekteve pa leje të veprojnë në përputhje me vendimet për largimin e ndërtimeve. Përndryshe largimin do e bëjë vetë komuna ndërsa harxhimet për largimin e tyre do t’i bartin personat e obliguar në vendime. (

In : Aktuale

Loading...
loading...