NJË QORTIM I VOGËL PËR „ATDHETARËT“ E MËDHENJ

Abdulla Mehmeti

A keni vërejtur diçka tepër interesante gjatë dy muajve të fundit? Ndër analistët, opinionistët dhe disa media në gjuhën shqipe, të cilët bënin aq zhurmë e ngritnin pluhur „atdhedashurie“ në lidhje me referendumin për Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, që sipas tyre duhej të bojkotohej nga shqiptarët.

Por tani, kur vërtet duhet të jenë të zëshëm, të vihen në mbrojtje të kauzës shqiptare, me ndryshimet kushtetuese, me të cilat shqiptarët në kushtetutën e Maqedonisë Veriore duhet të definohen popull shtetformues, jo pakicë kombëtare, si dhe gjuha shqipe zyrtare, jo gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve, këta „patriotë“ sikur nuk dëgjohen fare, sikur nuk janë këndej pari, sikur kanë marrë azil në botën e jashtme, atje ku mendërisht janë gjithmonë, tek nëna e tyre idelogjike, në Rusi! StrugaLajm

O, mos folni bile dhe mos u paraqitni publikisht me qëndrime të tilla, kur e gjithë diplomacia dhe shtetet perëndimore janë në anën tjetër, meqë bota është tepër e vogël, sot jetojmë në kohën e teknologjive moderne informatike, përmes të cilave gjithçka dihet se kush ku i ka të lidhura qetë! StrugaLajm

(23.XII.2018)


Loading...
loading...