Një shqiptar vret të renë e tij në Zvicër, flasin familjarët

Dje në të gjitha mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re, 24 vjeçe nga vjehrri i saj 56 vjeçar në  Pratteln të Kantonit Baselland.

Sot merret vesh se si dorasi ashtu dhe viktima, janë shtetas të Kosovës.StrugaLajm

Mediat zvicerane 20minuten dhe Blick, shkruajnë për përkatësinë kosovare të dy personave. Vjehrri dhe djali i tij 27 vjeç jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë, përcjell albinfo. Pastaj familja e re qe zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare. “Gjyshja shpesh kujdesej për djalin” thotë një fqinj.StrugaLajm

Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56 vjeçar e ka vrarë të renë dhe nënën e nipit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...