Njoftim për sjelljen e shtetasve tanë nga jashtë Maqedonisë

Informacion për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, të cilët duan të kthehen në vend

Në përputhje me Urdhëresën me fuqi ligjore për organizimin e fluturimeve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me qëndrim momental jashtë vendit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas marrjes së listës nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të organizojë transport me aeroplanë për t’i sjellë në vend shtetasit tanë me qëndrim momental jashtë shtetit.

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shpallë thirrje publike sipas destinacionit dhe numrit të udhëtarëve, bazuar në listat e marra nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të mbledhjes së ofertave për fluturime çarter nga qytete të Evopës për në RMV.

Afati i fundit për grzumbullimin e ofertave është 12 orë nga momenti i shpalljes së Thirrjes.

Kriteri për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik është çmimi më i ulët.

Sekretariati i Përgjithshëm do të lidhë kontratë dhe do ta shlyejë pagesën e ofertës më të volitshme, në bazë të kriterit për përzgjedhje.

Personat që do t’i përgjigjen thirrjes, gjatë hyrjes në aeroplan, do të nënshkruajnë kontratë me RMV-në për garantimin e pagesës nga ana e tyre për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së dhe do të plotësojnë Deklaratën se pajtohen që me të hyrë në territorin e RMV-së të vendosen në objektet për karantinë shtetërore në një kohëzgjatje prej 14 ditësh.

Udhëtarët do të merren në mënyrë të organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe do të dërgohen në vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore.

Personat që do të udhëtojnë, kanë afat prej 15 ditësh nga dita e arritjes në vend, që të paguajnë biletaqt e aeroplanit në përputhje me marrëveshjen e arritur.

Pagesën e mjeteve duhet ta bëjnë me formularin PP – 50, në të cilin duhet t’i paraqesin këto të dhëna:

Emri i marrësit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Llogaria e transaksionit: 100 000000063095
Llogaria e shfrytëzuesit: 630010001963019
Llogaria e të ardhurave: 725939 00
Qëllimi i pagesës: Kthim i mjeteve në llogari 040010007863713 Llogaria e shpenzimeve 420220

Nënprogrami 10

Kontrata mes udhëtarëve dhe Qeverisë së RMV-së, me të cilën zotohen se do ta paguajnë shumën e përcaktuar për biletat e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së ka rolin e një dokumentit të përmbarimit dhe mund t’i nënshtrohet zbatimit në rast të moskryerjes së detyrimit nga pala kontraktuese. /Klan Macedonia/

Loading...
loading...











Loading…


loading…