Reklamo ketu!

Numri i rrahjeve të zemrës dhe vdekja e parakohshme


Rrahjet e zemrës kur jeni duke pushuar mund të jetë indikator se sa jeni të shëndetshëm. Një hulumtim i ri ka zbuluar se një rritje në numrin e rrahjeve për ata që janë përmbi të 50’tat lidhet me ritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, dhe kësisoj vdekjen e parakohshme.

Numri i rrahjeve të zemrës në minutë gjatë kohës sa jeni pushueshëm duhet të jetë mes 60 dhe 100. Numrat më të vegjël janë indikator të një funksioni më të mirë të zemrës.

Por një studim i ri i publikuar në ditarin online Open Heart tregon që kur numri i rrahjeve të zemrës fillon duke u rritur atëherë rreziku për vdekje të hershme është i madh, sidomos tek burrat.

Gjetjet tregojnë që një rritje në numrin e rrahjeve tek burrat në të 50’tat lidhet me një rrezik te shtuar për sëmundje në zemër në 11 vitet që vijnë në vijim.

Hulumtuesit dëshirojnë të gjejnë se çfarë impakti një ka një rritje e rrahjeve të zemrës kur jeni të pushueshëm në shëndet, dhe rrezikun për një vdekje të hershme.

Një grup i burrave në moshën 50 vjeçare dhe përmbi nga popullata e Gothenburgut në Suedi morri pjesë në studim. Atyre iu është bërë një kontroll mjekësor, që përfshiu rrahjet e zermës kur ishin duke pushuar.

Hulumtuesit kanë rrënë në përfundim se është e nevojshme të kontrolloheni kur keni ndërrime në numrin e rrahjeve të zemrës. Kjo pasi që shëndeti i juaj mund të përkeqësohet.