Për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela do të dëshmojë edhe Zoran Zaev

Siç mëson “Makfax“, për sulmin ndaj deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 27 prill të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë do të dëshmojë edhe Zoran Zaev nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe kryetar i Qeverisë së Maqedonisë.

Propozimi që në rastin e Ziadin Selës të dëshmojë edhe Zoran Zaev ka ardhur nga avokati mbrojtës pas deklaratave të Zaevit të dhëna në publik dhe media për rastin e sulmit të 27-prillit. Zaev duhet të tregojë se çfarë ka parë atë ditë në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykatësja që udhëheqë me rastin gjyqësor të Ziadin Selës, Sllavica Andreevska për në prill ka caktuar pesë seanca edhe atë më: 10, 16, 18, 25 dhe 27 prill.StrugaLajm

Seanca e fundit për sulmin ndaj Ziadin Selës u mbajt më 19 mars dhe në të dëshmoi dëshmitari i cili me detaje e përshkroi rastin se si Sela është evakuuar. Ai shpjegoi se e kanë marrë nga press qendra dhe e kanë dërguar në Klubin e deputetëve, ku e ka kontrolluar infermierja e cila u ka thënë se është shumë i lënduar si dhe është e mundur të ketë gjakderdhje të madhe në tru dhe se urgjentisht duhet të thirret ndihma e shpejtë.StrugaLajm

“Nga Ndihma e Shpejtë na thanë të gjindemi vetë disi, pastaj e maskuam atë si polic që ta nxjerrim”, ka thënë dëshmitari.

In : Aktuale

Loading...
loading...