Personat e karantuar në Banjat e Dibrës lejohen të ikin nga qyteti

Dibër, 26 mars – Personat të cilët janë hasur në Dibër, në ditën e shpalljes së gjendjes së krizës, për shkak të koronavirusit, prej sot mund të largohen nga kapacitetet e “Banjave të Dibrës-Capa” ku edhe qëndrua gjatë 14 ditëve të kaluara, informoi kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili në të njejtën kohë kryeson edhe me Shtabin operativ komunal, përcjell KOHA.

Sipas tij, shtetasit e Maqedonisë së Veriut menjëherë largohen, përderisa të huajt largohen nga vendi sipas protokollit të paraparë.

Përndryshe, në hotelin në Banjishtë ishin të vendosur 114 persona nga disa qytete të vendit, para së gjithash nga rajoni i Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë, si dhe nga Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Suedia.

Duka informoi edhe për gjendjen e sigurisë, të cilën e vlerësoi si të mirë, duke shtuar se nuk janë regjistruar kurfarë shkelje.Related PostsMar 26, 2020

Në Komunën e Dibrës deri më sot, me koronavirus janë diagnostifikuar 43 persona (dy të vdekur), përderisa 208 persona janë në izolim shtëpiak, të cilët, sipas Dukës, vazhdimisht vizitohen nga pjesëtarët e MPB-së, me qëllim që që të kontrollohet se sa e respektojnë masën për të mos dalë bga shtëpitë e tyre.

U bëri thirrje qytetarëve të mos krijojnë tollovi në markete, si dhe para objekteve ku ndahet ndihmë humanitare, detyrimisht të mbajnë distancë sociale dhe të mbajnë mjete mbrojtëse, maska dhe dorëza.

Informoi edhe për donacionin e Kompanisë “Knauf” për ndërmarrjen publike komunale dibrane “Standard”, i cili përbëhet nga 30 komplete pajisje HTZ, përkatësisht çizme, dorëza, maska dhe veshje PVC.

Ai u shprehi ngushëllime të thella familjeve të pacientes së vdekur dje, banores 66-vjeçare nga fshati Ballancë, komuna Qendër Zhupë, e cila së bashku me burrin e saj ishin të infektuarit e parë me këtë virus të rrezikshëm. Sëmundja iu ishte diagnostifikuar pas kthimit nga Breshia e Italisë.

Loading...
loading...











Loading…


loading…