Peshorja e Arben Taravarit!

Flakron Bexheti
Edhe politikanët ndodh të ngatrohen ndonjëherë. Të japin ndonjë përgjigje të ngatruar, qe ka të bëj jashtë profesionit të tyre. Kjo i ndodhi edhe Arben Taravarit, në pyetjen provokuese se kush peshon më shumë 1 ton ar apo njē ton hekur! Ishte një lapsus gjithsesi, përtej logjikës së tij. Po jo aq për tu marrë pothuajse një javë të tërë shumë portale informative, të afërta me nje subjekt politik ose me ish Kryetarin Nevzat Bejta, të cilit realisht Arbeni i tregoi sa peshon në Qytetin e Gostivarit.
Kuptohet se tifozllëku ndaj “gafit” të Arben Taravarit u ushqye aq shume duke dashur ta bëjnë top lajm, të njejtat portale, që shumë pak i dhanë hapësirë fitores së Arbenit në Gostivar. Të njejtat portale dhe individ që asnjëherë nuk do ta kishin imagjinuar një fitore të pastërt dhe te madhe të Arben Taravarit ndaj numrit dy të BDI të “plotfuqishmit” dhe të fortit të Gostivarit Nevzat Bejta.
Madje për këtë fitore u humbën shumë baste nga të njejtët qe sot merren me gafën e Arben Taravarit. Kuptohet se ky gaf aspak nuk mund tja humb meritat e tij në profesionin e tij si nje doktor i dalluar, si një politikan bashkohore dhe i guximshëm, e aq më pak si një Kryetar Komune ku qytetarët i dhanë besimin për ta udhëhequr qytetin e tyre.
Të njejtët portale, pak i dhanë rëndësi lajmit, për përpjekje dhe pazarrllëqe të ndryshme ku u bën bashkë LSDM, BDI, RDK dhe këshilltar të VMRO-së për tja marrë këshillin komunal me cdo kusht duke dashur Arbenit ti hakmerren për fitoren e tij të pastërt. Një gjest që bie në kundërshtim me vullnetin e lirë të qytetarëve të Gostivarit qe bindshëm votuan Arben Taravarin i cili i mundi të gjithë.
Shumë pak u bë lajm edhe konferenca për shtyp, ku Arben Taravari njoftoi gostivarasit për borxhet miliona eurosh qe i kishte lënë paraardhësi i tij, i cili e kishtë “tharë” arkën e Komunës së Gostivarit duke e lene në borxhe të paimagjinuara.
Pak u fol edhe për vizitën e fundit ku Arben Tavaravi do marrë pjesë në Bruksel se bashku me Kryministrin Edi Rama, në samitin me temë: “Ballkani perëndimor në udhëkryq-sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës” në një samit që mbahet pak para miratimit të strategjisë së për zgjerim të rajonit ku marrin pjese personalitete të shquara nga rajoni dhe Komisioni Europian.
Arben Taravari është jashtëzakonisht meritor për ngritjen e subjektit politik të ASH ku është nr dy partisë, të cilët së bashku me Liderin e partisë z. Ziadin Selën arritën më shumë përpjekje, dije dhe guxim se bashku me bashkëpunëtorët e tyre partiak dhe antarësinë e gjërë ta bëjnë fituese ASH në Gostivar, dhe në shumë vendbanime tjera duke e rreshtuar ASH si forcë e dyte politike e cila realisht rrezikon BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo qe të mbahen ato.
Peshorja e Arben Taravarit është gjithsesi më saktë në zgjedhje. Dhe ky është Arbeni ai gure i rëndë i çmueshëm do thoja që peshoi rëndë në qytetin e tij të Gostivarit.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...