Plagoset vëllai i një kryetari komune,ja emri

Gjatë ditës së djeshme në afërsi të lokalitetit Gjavato në rrugën magjistrale Resnjë-Manastir është plagosur personi Mihajllo S., vëlla i kryetares së komunës së re të Manastirit, Natasha Petrovska, shkruajnë mediumet maqedonase.

Sipas buletinit policor gjatë mbrëmjes në ora 22 e 30 minuta i plagosuri Mihajllo S së bashku me një person tjetër Sasho F., duke u kthyer nga gjuetia, janë parkuar dhe deri sa kanë qenë jashtë veturës Sasho F ia ka dhënë pushkën e plotë me Mihajllo S, dhe pastaj Sasho është larguar nga vetura. Më pas është dëgjuar një krismë dhe e ka vërejtur Mihajllo S. të shtrirë pranë veturës. I plagosuri është dërguar në Klinikën e Manastirit dhe më pas i është kryer intervenim kirurgjik.StrugaLajm

Mediumet opozitare maqedonase shkruajnë se në çarshinë e Manastirit qarkullojnë versione ndryshe nga versioni zyrtar që ka dhënë policia. Njëri prej verzioneve më të besueshme është se gjatë ditës së djeshme ka pasur përleshje fizike mes dy personave, e cila ka përfunduar me plagosje të njërit me armë zjarri.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...