Po bënte fushatë, qytetari i hedh qumësht politikanit


Një person nga Blackburn u ndal në rrugë nga politikani i djathtë ekstrem Tommy Robinson, kandidat për në zgjedhjet europiane.

Danyal Mahmud, 23 vjeç ishte duke punuar në Warrington dhe thotë se atij iu afrua Robinson, në kohën që po ikte në shtëpi. Mirëpo pas kësaj, ndodhi një përplasje pasi Mahmud hodhi qumësht mbi Robinson, shkruajnë mediat e huaja.StrugaLajm

Duke folur për incidentin, Mahmud ka thënë: “Isha në Warrington për një takim dhe pastaj isha në rrugën time për në shtëpi. Më duhej të kaloja këtë grup njerëzish”. Ai shtoi se ndihej keq edhe se ishte i vetmi aziatik në atë vend.StrugaLajm

Mahmud u shoqërua në polici, por u lirua pak më vonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...