Policia dyshon se e kanë vrarë,ndryshojnë rrjedhë hetimet për vdekjen e aktorit

Një ditë pas vdekjes së aktorit gjakovar Art Kurti, policia ka zbardhur më shumë detaje në lidhje me pista të tjera nga hetimi.

Edhe pse në pamje të parë policia dyshon për vetëvrasje sipas burimeve të Metros në polici, në këtë rast po hetohen edhe disa fajdexhinj, për të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

Gjithashtu, Policia e Gjakovës po heton edhe në mundësinë që aktori Kurti të jetë vrarë dhe në të mund të jenë përfshirë persona të tjerë, e konfirmon në një formë edhe komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjoka.StrugaLajm

“Nuk dua të jap shumë informacione dhe detaje sepse po na ndërhyni në punën që po e bëjmë dhe po na dëmtoni në hetim, rasti është shumë i ndjeshëm, asnjë pistë nuk përjashtohet kur jemi duke hetuar një rast të caktuar, jemi në fillimin e hetimeve andaj nuk mund të jap asnjë informacion në lidhje me këtë rast”, ka thënë Gjokaj.

Policia ndërkaq, nuk e përjashton dyshimin e parë se aktori ka vrarë veten, duke shtuar se këtë gjë përfundimisht do ta konfirmojë autopsia.StrugaLajm

Sidoqoftë, edhe dje u tha nga disa të afërm të aktorit se i ndjeri kishte probleme me borxhe. Sipas kolegëve të serialit “O Sa Mirë”, Arti përballej me probleme financiare dhe si person ishte shumë paparashikueshëm.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bën të ditur se shumë shpejt do të dalë me një përfundim në lidhje me rastin. Familja e të ndjerit, në anën tjetër, deri më tani nuk është deklaruar për rastin.

In : Rajoni

Loading...
loading...